Nxënësit serbë mbajnë mësim të rregullt në Ditën e Pavarësisë

E publikuar: 17/02/2016 12:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nxënësit serbë të shkollës së mesme “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë, dhe të shkollës fillore në fshatin Uglarë të kësaj komune, kanë mbajtur mësim të rregullt, pavarësisht faktit se sot është përvjetori i Pavarësisë së Kosovës dhe është festë zyrtare, e të gjitha institucionet publike janë pushim.

Të vizuar nga Klan Kosova, nxënësit e mësuesit kanë thënë se për ta sot nuk ka festë, për shkak se po punojnë me sistem të Serbisë dhe nuk e njohin ditën e Pavarësisë së Kosovës.