Policia kontrollon qytetarët që po nisen për protestë

E publikuar: 17/02/2016 12:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Autobusët që janë organizuar për të sjellë qytetarë nga qytete të ndryshme të Kosovës, për protestën e opozitës po ndalen nga policia e Kosovës.

Ata, po kontrollohen për gjëra të dyshimta që mund të kenë më vete.

KosovaPress, ka parë nga afër kontrollin që është bërë në autobusët që janë nisur nga Mitrovica.

Nga stacioni në Mitrovicë tashmë janë nisur 8 autobusë me rreth 400 qytetarë. Fidan Ademi, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje tha për KosovaPress se janë duke u nisur në protestë për një Kosovë me sovranitet, zhvillim dhe dinjitet./KosovaPress/