Tanimë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për parakalimin e dy institucioneve më të besueshme në Kosovë, në sheshet kryesore të kryeqytetit.
Aty është vendosur bina, ku do të flasin përfaqësues të institucioneve të Kosovës. Po ashtu, janë vendosur rrethojat në tërë sheshin për të mundësuar një parakalim të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.
Parakalimi në shesh do të përcillet edhe me aktivitete të tjera, si dhe nga bendi muzikor i FSK-së.