“Rugova ka pasur gabime, por ai gjithmonë e ka kërkuar konsensusin”

16.02.2016 22:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Veton Surroi në Rubikon të KTV-së ka folur edhe për procesin e Vjenës që i ka paraprirë procesit të pavarësimit të Kosovës.

“Ne kemi pasur procesin e Vjenës dhe në atë proces kryesues ka qenë Ibrahim Rugova, Ai është përpjekur që të ruajë një konsensus. Po flasim për Rugovën që në atë kohë nuk e kishte Fehmi Aganin dhe në atë proces ai është përpjekur të krijojë konsensus. Ashtu siç e kishim në Rambouillet”, transmeton Koha.net.

Surroi ka shtuar se Rugova e ka bërë këtë edhe në kushte jo të favorshme, edhe në kushte kur është sulmuar dhe është ofenduar nga Thaçi në mbledhje të mbyllura. “Thaçi ka thënë fjalë të këqija për Rugovën, edhe në prani të Shalës, Dacit, Hysenit, e Kosumit. Më duket se Shala pati folur në Rubikon mu për këtë çështje”, tha Veton Surroi.

Surroi mendon se pas pavarësisë nuk ka pasur asnjë arsye që të mos arrihet një formë e bashkëpunimit që do të përfshinte pushtetin dhe opozitës. Këtu nuk duhet fajësuar opozitën.

“Unë e kam kritikuar Rugovën edhe hapur edhe sy më sy për vendimet që duhej marrë. Kemi biseduar dhe kemi bashkëpunuar deri në fund të jetës së tij. Kemi pasur momente që nuk kanë qenë të këndshme. Mendoj se historikisht bëri disa veprime të gabueshme e ato janë izolimi politik në disa vite, pacifizmi i plotë të tij, pritja se dikush tjetër do të vijë t’i kryejë punët për ne dhe mos identifikimi fillestar se UÇK-ja ka qenë forcë autoktone, për të cilën mund të ketë pasur një arsye. Pastaj kanë qenë gabimet pas luftës kur është dashur të krijohet një tërësi, por është gabim edhe i palëve që nuk bashkëpunuan. Thaçi ka dashur të bëhej kryeministër pa ndonjë konsensus”, ka thënë Surroi.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vizita e zv.ministrit të jashtëm italian, MPJ del me njoftim: Konjufca dhe Cirielli biseduan për integrimin evropian të Kosovës

Vizita e zv.ministrit të jashtëm italian, MPJ del me njoftim: Konjufca dhe Cirielli biseduan për integrimin evropian të Kosovës

Rama ndan pamje nga Samiti i NATO-s, shfaqet krah Erdoganit

Rama ndan pamje nga Samiti i NATO-s, shfaqet krah Erdoganit

Policia gjen sërish armë e municion në një fshat të Zubin Potokut

Policia gjen sërish armë e municion në një fshat të Zubin Potokut

Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda