Pacolli: Kosova 8 vjet pas pavarësisë përballet me korrupsion, nepotizëm e shantazh

E publikuar: 16/02/2016 19:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Urimi si reagim i kryesuesit të delegacionit të Kosovës për të dialoguar me Brukselin lidhur me kartonin e gjelbër, z. Rrahim Pacolli:

Pavarësia e Kosovës po feston ditëlindjen e saj të 8 me shumë probleme e sfida në të gjitha fushat jetësore si: shëndetësia, ekonomia, bujqësia etj. Këto janë vetëm disa nga shtyllat e rëndësisë së madhe të një shteti të mirëfilltë e që fatkeqësisht tek ne nga dita në ditë ka vetëm degradime në këto e shumë fusha tjera.

Kjo sigurisht që vjen si pasoj e qeverisjeve të këqija që nga paslufta e s`këndejmi duke instaluar, korrupsionin, nepotizmin e shantazhin si armë kryesore për ta mbajt sa ma gjatë pushtetin dhe pasurimin e grupeve të ndryshme të interesit.

Kjo sigurisht që nuk është Kosova që e kemi ëndërruar. Sot si kurrë më parë Kosovës i duhet një plejadë e re politike e cila do punonte ekskluzivisht në ngritjen e vendit në nivelet më të larta kombëtare e ndërkombëtare.

Gëzuar Kosovë, dashtë zoti të mos presim më përvjetore të tilla me urime kritike për mos punë e neglizhencë, shkruan Pacolli në urimin e tij. /infosot.com/