Komisioni për Punë të Jashtme sot priti këshilltarin e kongresistit Engel, Steinbaum

16.02.2016 16:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme kanë pritur sot Jason Steinbaum, këshilltar i anëtarit të Kongresit Eliot Engel.

Kryetari i Komisionit, Enver Hoxhaj,i ka falënderuar SHBA-të për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe popullin e saj, e në këtë mes ka spikatur angazhimin personal të Jason , në më shumë se dy dekada, për Kosovën, e sidomos përkushtimin e kongresistit të njohur amerikan, Eliot Engel, për çështjen e drejtë të popullit të Kosovës. Ai ka vlerësuar lart kontributin e miqve amerikanë për realizimin e një varg njohjesh nga shtete të ndryshme të botës, për mbështetjen e anëtarësimit të vendit tonë në mekanizma të ndryshëm ndërkombëtarë, për ndihmën në realizimin e MSA-së dhe përmbushjen e Objektivave të Mijëvjeçarit nga Kosova, duke u shprehur optimist se SHBA-të do ta mbështesin Kosovën edhe në procesin e liberalizimit të vizave dhe në anëtarësim në OKB.

“Këshilltari i kongresit Engel, Jason Steinbaum, ka shprehur kënaqësinë për pritjen e ngrohtë që i ishte rezervuar dhe për përparimet e dukshme të vendit tonë. Ai ka theksuar se angazhimi i tij personal për Kosovën ka qenë puna e tij që i ka sjellë kënaqësinë më të madhe, duke pohuar se vetë kongresisti Engel ka rezervuar për Kosovën më shumë kohë se për çdo vend tjetër. Ai, ndërkaq, ka shprehur kënaqësinë që populli i Kosovës shpërfaq ndjenjat më të fuqishëm të miqësisë dhe të mirënjohjes për SHBA-të dhe popullin amerikan”, thuhet në njoftimi për media.

Të gjithë anëtarët e Komisionit të pranishëm në takim: Zafir Berisha, Teuta Rugova, Elmi Reçica dhe Ismet Beqiri, kanë vënë në spikamë vlerësimin e lartë për SHBA-të dhe popullin e saj për lirinë e Kosovës, për afirmimin ndërkombëtarë dhe për zhvillimin e saj ekonomik e shoqëror, duke theksuar se për çështje të brendshme të Kosovës ka dallime ndërmjet subjekteve të ndryshme politike, por jo edhe miqësinë e përhershme me SHBA-të. Ata,ndërkaq, janë shprehur optimistë se Qeveria amerikane do ta mbështesë Kosovën edhe në shumë procese të rëndësishme që e presin Kosovën, përfshirë edhe zgjidhjen e krizës politike që po mbretëron aktualisht.

Në takim është biseduar për angazhimet e përbashkëta ndërmjet dy vendeve kundër terrorizmit, e sidomos kundër atij të tipit të ISIS-it, kurse kryetari i Komisionit, Hoxhaj, ka shprehur shqetësimin e tij për forcimit të ndikimit rus në pjesën veriore të Kosovës.

Bashkëbiseduesit janë pajtuar që në afatin sa më të shkurtër të krijohen grupet e miqësisë në Kuvendin e Kosovës dhe në Kongresin amerikan.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur