Haradinaj: Protesta e nesërme e qetë dhe paqësore

E publikuar: 16/02/2016 13:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj iu ka bërë thirrje grave të Opozitës që të marrin pjesë në protestën e nesërme.
”Ju duhet të merrni pjesë patjetër në këtë protestë duke marrë parasysh gjendjen e gruas në Kosovë” ka shtuar ai.

Haradinaj këto komente i bëri gjatë një tubimi mobilizues me opozitaret me ç`rast komentoi edhe arrestimet e fundit të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje,

Sipas liderit të AAK-së,këto arrestime koincidojnë me 24 orëshin e fundit të afrimit të protestës së 17 shkurtit, njofton Klan Kosova.

Ai njëherit garantoi se protesta e nesërme do të jetë e qetë dhe paqësore.