Policia: Arrestimi i aktivistëve të VV-së , po zbatojmë urdhëresa të organeve kompetente

E publikuar: 16/02/2016 08:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës nga orët e hershme të mëngjesit ka nisur arrestimin e disa prej aktivistëve dhe deputetëve të Lëvizjes “Vetëvendosje” në të gjithë Kosovën.

Pas arrestimit të djeshëm të zëdhënësit të LVV-së, Frashër Krasniqi, Policia sot ka arrestuar edhe shefin e Grupit Parlamentar të “Vetëvendosjes”, Glauk Konjufcën.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar për “Zeri.info” se PK-ja ka realizuar disa aksione të arrestimeve, duke u bazuar në disa urdhëresa të organeve kompetente.

“Policia rregullisht kryen arrestime në bazë të urdhëresave të gjykatës. Detyrat dhe autorizimet janë të përcaktuara me ligj si dhe zbatimi i urdhëresave të organeve të drejtësisë. Kemi të bëjmë me zbatim të urdhëresave”, ka thënë ai.