Thaçi për AFP: Ndaleni dhunën, nuk jemi në Lindjen e Mesme

15.02.2016 19:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Tetë vjet pas pavarësimit të Kosovës nga Serbia, ngjarje që u shënua me gëzim nga shqiptarët, skena kaotike të hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetët në parlament vështirë se japin ndjenjën e një shteti me funksionim të suksesshëm.

Edhe përkundër progresit të ngadalshëm, ministri i Jashtëm Hashim Thaçi, i cili edhe lexoi deklaratën e pavarësisë së Kosovës më 2008 dhe mbajti dy mandate në postin e kryeministrit, thotë se është “plotë shpresë”.
“Vendi po ndryshon, nuk jemi të përkryer, e di se duhet bërë më shumë, por megjithatë po shkojmë përpara”, ka thënë ai për AFP në ndërtesën qeveritare, eksterieri i së cilës ende ka shenja të zjarrit dhe dëmeve tjera të shkaktuara nga trazira e fundit.
“Nuk ka arsye për të përdorur dhunë. Jemi në Evropë, nuk jemi ndonjë vend i Lindjes së Mesme”, ka theksuar Thaçi, transmeton Koha.net.
Politikani i fuqishëm, sipas AFP-së, i cili është edhe pretendenti kryesor për t’u bërë president këtë vit, ka potencuar progresin që vendi ka arritur në bisedimet me Serbinë për “normalizimin” e marrëdhënieve, të cilat i ndihmuan Kosovës të nënshkruajë një marrëveshje para-anëtarësimi me BE-në në muajin tetor.
Ai theksoi se marrëveshjet e arritura me Beogradin ishin në “bashkëpunim të plotë” me BE-në dhe SHBA-të – një aleat i palëkundur i Kosovës që nga fushata bombarduese e NATO-s kundër Serbisë që i dha fund konfliktit të vitit 1999.
Dikur lider politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Thaçi është akuzuar për udhëheqje të një rrjeti kriminal i përfshirë në trafikim organesh dhe vrasje gjatë dhe pas luftës – pretendime të cilat ai i hedh poshtë fuqimisht.
Sot 47-vjeçari është i rrethuar nga një ekip i të rinjve energjikë që promovojnë Kosovën përmes medieve sociale dhe mjeteve tjera në kërkim të njohjes së plotë.
Por, Albin Kurti, deputet opozitar dhe udhëheqës i protestave të fundit dramatike, thotë se masat e përdorura [në Kuvend dhe jashtë tij] janë e vetmja mënyrë për të shpëtuar Kosovën.
“Ndoshta njerëzit do të tronditen paksa”, ka thënë Kurti për AFP-në nga zyra e tij në Prishtinë, pas lirimit të tij nga arresti shtëpiak për shkak të aktiviteteve të tija.
“Por mendoj se shumica e popullit do ta kuptojë se vendi është në vuajtje të tmerrshme, se është në rrezik të madh, nëse këta deputetë detyrohen të ndërmarrin veprime të këtilla”, ka thënë më tej ai.

Fjalët kyçe: Albin Kurti, Dhuna, Hashim Thaçi, Protesta

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin