Deputeti i AAK’së Daut Haradinajt, thotë se deklaratat e Thaçit se Kosova nuk ka humb asnjë centimentër nga demarkacioni me Malin e Zi janë të pavërteta.
Në një postim në Facebook ai shkruan se nuk janë humb centimetra, por mijëra hektarë, të cilat, siç thotë ai, do të kthehen shpejt.
Deklaratat e Hashim Thaçit se Kosova nuk e ka humbë as një centimetër tokë me Malin e Zi dhe ideja e ekspertëve ndërkombëtarë po tingëllon si ajo thënia e këtyreherit: hajde Babë, ti tregoj megjat. Nuk janë humb centrimetra, por, mijëra hektar. Por do të kthehen shpejt… DH