I akuzuari për fajde përmend emrin e familjarit të Kadri Veselit /VIDEO

13.02.2016 13:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

I ftuar për të dëshmuar në procesin kundër prokurores Vahide Badivuku, Artan Hasani nuk e ka lënë pa e përmendur emrin e kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Dëshmitari i prokurorisë i cili njëherësh është i akuzuar për fajde në një proces tjetër gjyqësor ka nënvizuar se kishte bërë ndërrimin e një veture me familjarë të kryeparlamentarit.

“Njëra nga veturat e sekuestruara nga ana e Prokurorisë Themelore te Mitrovicës është vetura të cilën e kam ndërruar me djalin e vëllait te Kadri Veselit,” dëshmoi Hasani.

Nga dosja hetimore KALLXO.com zbuloi se Hasani kishte ndërruar makinën me Qëndrim Veselin.

Ky i fundit në një komunikim me hulumtuesit e KALLXO.com ka pranuar se ka shkëmbyer një makinë me të akuzuarit për fajde duke shtuar se nuk kishte qenë në dijeni për veprimtarinë për të cilën hetoheshin familja Hasani.

“Po unë e kam bërë një ndërrim te veturave me njërin nga vëllezërit Hasani, ju kam japë një veturë te tipit Mercedes dhe 3.000 apo 3.500 euro dhe kam marrë nga ta një veturë te tipit ‘Audi’,” ka thënë Veseli.

Ai ka mohuar çdo lidhje të mundshme tjetër me familjen Hasani.

“Unë në kohën kur kam bërë këtë ndërrim të veturave nuk e kam ditur se me çka merren ata, se përndryshe nuk e kisha bërë këtë ndërrim,” ka thënë Veseli.

Zyra e kryeparlamentarit Veseli e kontaktuar nga KALLXO.com nuk është përgjigjur në kërkesën për t’i komentuar deklarimet e Hasanit në seancën gjyqësore të 10 shkurtit.

Në gusht të 2015-ës Policia e Kosovës arrestoi prokuroren e Mitrovicës Vahide Badivuku.

Ajo akuzohet se mori para mito për të liruar nga paraburgimi anëtarët e familjes Hasani te cilët akuzohen për ushtrim ndikimi dhe fajde.

Kësaj familje sipas aktakuzë së prokurorisë i ishin kërkuar para edhe për lirimin e 9 veturat të konfiskuara gjatë aksionit antifajde të policisë së Mitrovicës. /kallxo.com/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: SHBA-të nuk janë vetëm aleati ynë kryesor strategjik por partner i pazëvendësushëm

Konjufca: SHBA-të nuk janë vetëm aleati ynë kryesor strategjik por partner i pazëvendësushëm

U raportua se Granit Plava telefonoi në një emision, reagon Shërbimi Korrektues: Nuk ishte zëri i tij

U raportua se Granit Plava telefonoi në një emision, reagon Shërbimi Korrektues: Nuk ishte zëri i tij

Kurti priti në takim dy kongresistë amerikanë, diskutuan për NATO-n dhe sigurinë rajonale

Kurti priti në takim dy kongresistë amerikanë, diskutuan për NATO-n dhe sigurinë rajonale

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Albin Kurti viziton shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë për Kurban Bajram

Albin Kurti viziton shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë për Kurban Bajram

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Një shoqëri që harron të moshuarit, humb shpirtin

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Një shoqëri që harron të moshuarit, humb shpirtin

NATO dhe partneriteti me SHBA-në në fokus të takimit të Haxhiut me kongresistët amerikan

NATO dhe partneriteti me SHBA-në në fokus të takimit të Haxhiut me kongresistët amerikan

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova