Përgatitjet për thirrjen e seancës së parë të Kuvendit të Kosovës janë në përfundim e sipër dhe ajo mund të mbahet të hënën më 15 shkurt.
Kështu i ka thënë një burimi i besueshëm Radio Kosovës brenda koalicionit qeveritar.
Zëvendëskryeminsitri Hashim Thaçi do të ketë të dielën një takim me sekretarin amerikan të shtetit Xhon Kerry në Tiranë dhe dita më e përshtatshme për zgjedhjen e presidentit është 15 shkurti, pasi të marten dhe të mërkurën do të zhvillohet aktivitet festive për tetëvjetorin e pavarësisë.
Burimi i njëjtë megjithatë, nuk ka përjashtuar mundësinë që seanca të mbahet nesër apo edhe të dielën.