Ministri i Jashtëm i Austrisë Kurz: Të hiqet dorë nga dhuna!

11.02.2016 20:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi ka pritur në takimi ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë Sebastian Kurz.

Kurz ka thënë se e përkrah politikën e Kosovës, mirëpo ai nga Prishtina bëri apel që të ndalet dhuna e ushtruar nga opozita.

“E dimë që jeni në një pozitë të vështirë, i kemi parë dritaret e thyera të ndërtesës së Qeverisë, e dua të them këtu shumë qartë e ti bëj apel të gjithëve që të heqin dorë nga dhuna e të përcaktohen për dialog demorkatik, se dhuna nuk është zgjidhje e duhet të dënohet e opozita duhet në një mënyrë demokratike të punojë me Qeverinë”.

Kryediplomati austriak ka thënë gjithashtu se duhet të vazhdojnë negociatat me Beogradin sepse sipas tij kjo është shumë e rëndësishme për stabilitetin e rajonit.

“Vendimtare për ne është se ajo që jeni marr vesh me Beogradin të zbatohet, është shumë e rëndëdsishme për rajonin dhe është bazë për vazhdim të mëtejshëm”.

Ai gjithashtu ka folur edhe për fluksin e refugjatëve për në vendin e tij si dhe për vendet e tjera evropiane, duke përmendur kështu edhe fluksin e kosovarëve të cilët i’a mësyen këtyre vendeve në fillim të vitit të kaluar.

“Në kohët e fundit kemi pasur një numër ekstrem të refugjatëve, sidomos në Austri e Gjermani, ne në Austri kemi pranuar një numër tavan të refugjatëve dhe kemi thënë se është e domosdoshme të caktohet numri, kështu që është i mirë bashkëpunimi me vendet e rajonit që të kufizohet numri i refugjatëve”.

Mirëpo Kurz ka falënderuar Qeverinë e Kosovës për bashkëpunimin për t’i kthyer kosovarët që migruan ilegalisht prapë në Kosovë.

“Dua ta falendërojë edhe Qeverinë se në fillim të vitit 2015 shumë njerëz nga Kosova kanë ardh në Austri dhe Gjermani e ne bashkarisht kemi arritur që këta njerëz shumë shpejt të kthehen, e dua të them qartë se nuk ka shanca për emigrim illegal në Austri e në vende të tjera të Evropës, e kush tenton që të ik nga Kosova duhet të llogritë që do të kthehet shpejt”.

“Faleminderit për bashkëpunimin dhe për suksesin që keni arritur ta ndalni lëvizjen ilegale”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: SHBA-të nuk janë vetëm aleati ynë kryesor strategjik por partner i pazëvendësushëm

Konjufca: SHBA-të nuk janë vetëm aleati ynë kryesor strategjik por partner i pazëvendësushëm

U raportua se Granit Plava telefonoi në një emision, reagon Shërbimi Korrektues: Nuk ishte zëri i tij

U raportua se Granit Plava telefonoi në një emision, reagon Shërbimi Korrektues: Nuk ishte zëri i tij

Kurti priti në takim dy kongresistë amerikanë, diskutuan për NATO-n dhe sigurinë rajonale

Kurti priti në takim dy kongresistë amerikanë, diskutuan për NATO-n dhe sigurinë rajonale

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Albin Kurti viziton shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë për Kurban Bajram

Albin Kurti viziton shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë për Kurban Bajram

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Një shoqëri që harron të moshuarit, humb shpirtin

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Një shoqëri që harron të moshuarit, humb shpirtin

NATO dhe partneriteti me SHBA-në në fokus të takimit të Haxhiut me kongresistët amerikan

NATO dhe partneriteti me SHBA-në në fokus të takimit të Haxhiut me kongresistët amerikan

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova