Visar Ymeri: Si kryeministër nuk do ta themeloja Asociacionin

E publikuar: 11/02/2016 22:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri është i ftuar në Zonën e Debatit në Klan Kosova.

Ymeri tha se nëse ai do të ishte kryeministër nuk do ta themelonte asociacionin e komunave serbe.

“Si kryeministër nuk do ta themeloja asociacionin. Sipas parimeve që është paraparë të krijohet ai nuk mund të themelohet”.

“ Gjykata Kushtetuese, vendimi i saj i cili është keqinterpretuar. Serbia nuk është e interesuar që në Kosovë të themelojë OJQ. Nuk ka asociacion sepse duhet ta ndryshosh rendin kushtetues të vendit”.

“Asociacioni nuk ka të bëjë me partneritet të komunave, apo të bashkëpunojnë në gjëra të caktuara. Por këtu parimi është etnik, si ka logjikë që dy komuna të bashkëpunojnë të cilat as përafërsisht nuk janë afër njëra me tjetrën”.

“Edhe dialogu me Serbinë duhet të ndalet njëherë e përgjithmonë”.