Phillips: Numri i të radikalizuarve në Kosovë po rritet

11.02.2016 13:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

David Phillips, nga Instituti për Studime të të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbia në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se shumica dërmuese e qytetarëve të Kosovës vazhdojnë të jenë pro-amerikanë dhe pro-perëndimorë, por numri i atyre që po radikalizohen është në rritje.

Ai thotë se Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kanë bashkëpunuar ngushtë për ta ndalur agresionin e Serbisë, dhe rrjedhimisht për të ecur drejt pavarësisë.

“Pra, është një lidhje shumë e thellë ndërmjet shqiptarëve dhe amerikanëve. Megjithatë, lënia pas dore e Kosovës nga ana e Shteteve të Bashkuara ka pasur ndikimin e vet në psikologjinë e kosovarëve. Shkalla e papunësisë është shumë e lartë, Shtetet e Bashkuara kanë përqendruar vëmendjen gjetkë; qeveria në Kosovë është dëshmuar të jetë e paaftë në zgjidhjen e problemeve në vend dhe në shumë rrafshe madje i ka përkeqësuar problemet… Prandaj, për fat të keq ajo lidhja e ngushtë ndërmjet shqiptarëve dhe amerikanëve është zbehur. Mendoj se mund të rivendoset, por duhet të bashkëpunojmë më nga afër, ndërkohë që edhe perspektiva evropiane e Kosovës duhet të fuqizohet”, tha ai.

Phillips theksoi se autoritetet na kanë dhënë një numër prej 300 kosovarësh, të cilët janë rreshtuar përkrah Shtetit Islamik dhe sipas tij kjo është e dhëna zyrtare, por në fakt tha se mendon që numri është thelbësisht më i lartë, mbase 1,000.

“Megjithatë, numrat nuk janë të rëndësishëm, e rëndësishme është të theksohet mungesa e gatishmërisë nga ana e qeverisë në Kosovë për të krijuar mundësi punësimi, arsimimi, për t’u dhënë të rinjve në Kosovë shpresë dhe mundësi. Qeveria është përgjegjëse për politikat e brendshme të vendit, por edhe komuniteti ndërkombëtar nuk ka bërë mjaftueshëm për të ndihmuar shoqërinë civile apo për të mbështetur punën e qeverisë në fushën e zhvillimit ekonomik dhe njerëzor. Pra, faji qarkullon përreth, e ndërkohë bota paguan çmimin, kur kushdo që shkon në Siri dhe Irak për t’iu bashkuar Shtetit Islamik, ai person paraqet rrezik me t’u kthyer – edhe në Kosovë – se mund të jetësojnë aftësitë që kanë marrë atje për të organizuar sulme, për të shënjestruar të tjerët”, u shpreh Philips.

Ai ndër të tjera tha se përgjegjësia mbi këtë fenomen bie mbi kosovarët dhe popullatat vendore. Por, nuk duhet ta neglizhojmë mundësinë për të kuptuar rolin shumë rolin tinëzar që Turqia po luan në radikalizimin e vendeve në Ballkanin Perëndimor.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive