Opozita sot takon të rinjtë e Pejës

E publikuar: 11/02/2016 09:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në vazhdën e aktiviteteve para protestës së 17 Shkurtit, opozita takon sot të rinjtë pejanë.

Takimi do të mbahet në orën 17:00, ndërsa, sipas njoftimit për media të AAK-së, Haradinaj më pas vazhdon i vetëm takimet me banorët e fshatit Qyshk dhe Vitomiricë në këtë komunë.

Opozita, së fundmi është duke kryer përgatitjet kryesore për këtë protestë, duke mobilizuar qytetarët si synim masivizimin e potencialit protestues.