Ekzekutohet me armë zjarri para derës të shtëpisë

E publikuar: 10/02/2016 22:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në fshatin Fllakë të Durrësit sot është ekzekutuar një 42 vjeçar, baba i dy fëmijëve, i cili kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Anglia.

Policia shqiptare ka thënë se viktima është identifikuar si Xhecahir Brasha nga Hasi, me banim në Fllakë të Durrësit.
Viktima ishte gjetur i plagosur nga familjarët e tij mbrëmjen e sotme, në hyrje të shtëpisë, e cila gjendet pranë mbikalimit të fshatit.
Familjarët më pas e kishin dërguar viktimën në spitalin e Durrësit por policia thotë se ai në spital kishte ardhu pa shenja jete, pas plagëve të marra.Në spital, viktimën e kanë regjistruar me emrin Agim Cakaj, ashtu si e njohin familjarët, emër që më pas e ka ndryshuar.
Përveç konflikteve të mundshme pas kthimit në atdhe, dyshohet se vrasja e tij ka lidhje me përfshirjen në ndonjë veprimtari kriminale gjatë qëndrimit në Angli.
Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa në funksion të zbardhjes së vrasjes janë shoqëruar në ambientet e policisë disa persona.