Është anuluar seanca e gjykimit të Fatmir Limajt dhe katër personave tjerë të akuzuar në rastin e ish-Ministrisë së Transportit.
Lajmin për anulimin e seancës e bëri të ditur për KALLXO.com avokati Bajram Tmava që mbron në këtë proces Nexhat Krasniqin.
Në seancën e sotme ishte paraparë të dëshmonte Vjollca Kelmendi.
Limaj akuzohet për shpërdorim detyre dhe krim të organizuar në kohën sa drejtonte ish-Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit.
Në procesin e njëjtë me Limajn për të njëjtat akuza nga Prokuroria Speciale e Kosovës po ngarkohen edhe Nexhat Krasniqi e Endrit Shala. Pjesë e gjykimit janë edhe Shpëtim Telaku dhe Florim Suka.
Limaj aktakuzën e konsoliduar në të cilën janë bashkuar rastet MTPT1 dhe 2 e cilësoi të ngritur me urdhër politik.