Ivanoviq lirohet nga burgu për ditëlindjen e djalit

E publikuar: 10/02/2016 11:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq, do të lirohet sot nga burgu për disa orë për të marrë pjesë në festimet e ditëlindjes së pestë të djalit të tij, ka bërë me dije “Radio Kontakt plus” nga Mitrovica e veriut.

Ky nuk është rasti i parë që Gjykata Themelore në Mitrovicë i lejon Ivanoviqit daljen nga burgu. Derisa ishte në paraburgim, atij i ishte mundësuar vizita në kishë në ditën e kremtimit të shenjtorit të tyre mbrojtës, transmeton Koha.net.

Oliver Ivanoviq u dënua nga gjykatësja rumune e EULEX-it, Roksana Komsa, me nëntë vjet burgim për krime lufte të kryera në Mitrovicë më 14 prill të vitit 1999.