Konjufca: “Zajednica” është autonomi territoriale për serbët e Kosovës

09.02.2016 22:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Konjufca: “Zajednica” është autonomi territoriale për serbët e Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në emisionin “Rubikon” të KTV-së, ka thënë se në të gjitha fjalimet e tij në Kuvendin e Kosovës, por edhe në fjalimet e bashkëpartiakëve të tij, është kërkuar që në dialog me Serbinë të mos lejohet në asnjë mënyrë marrëveshje që mundëson krijimin e autonomisë territoriale serbe në Kosovë.

Pikërisht kjo është arritur me “Zajednicën” që po cilësohet me emra të tjerë nga politikanët e pozitës, ka thënë ai.

Edhe në emisionin “Rubikon” të KTV-së, sikur në deklarimet e tyre të përditshme, pozita dhe opozita kanë shfaqur mospajtimet e thella për situatën politike në vend.

Dallimet më të mëdha të deputetëve janë vërejtur rreth dy marrëveshjeve që janë nënshkruar nga kryeministri Isa Mustafa e që kanë të bëjnë me formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, të cilën Vetëvendosja vazhdon ta quajë “Zajednicë” dhe demarkacionin me Malin e Zi, për të cilin AAK-ja insiston të jetë në dëm të Kosovës.

Deputeti i AAK-së, Bali Muharremaj, ka thënë se lideri i partisë së tij, Ramush Haradinaj, do të vazhdojë të marrë pjesë në takimet e ftuara nga presidentja Atifete Jahjaga, për t’ua përkujtuar se vendimin përfundimtar rreth ASK-së dhe Demarkacionit e ka dhënë Gjykata Kushtetuese.

“Është e vërtetë që mori pjesë me ftesën e presidentes së shtetit. Duhet të vazhdojmë të marrim pjesë në takimet e përbashkëta pozitë – opozitë. Nuk kemi çka të bisedojmë për dy marrëveshjet sepse verdiktin e fundit e ka dhënë Gjykata Kushtetuese. Ne si parti jemi të mendimit të shkojmë në zgjedhje të reja. Fjalën e fundit ta jep populli”, ka thënë Muharremaj.

“Ne do të vazhdojmë me protesta, jemi në përgatitje të tyre dhe do të vazhdojmë më 17 shkurt, do të jetë protestë festive por do të protestojmë edhe kundër këtyre marrëveshjeve”, ka shtuar ai.

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se ftesa e Presidentes për të zgjidhur ngërçin politikë, tregon se përfaqësuesit politik gjithmonë kanë zgjidhur problemet në tavolinë.

“Opozita ia ka mbyll gojën vetvetes në foltoren e Parlamentit të Kosovës, të gjitha çështjet që kanë mundur t’i ngrisin, ia kanë bllokuar vetvetes. Deri tash ka pasur këso përplasjes. Haradinaj ka bërë mirë që ka ardhur. Kish me qenë që të vijnë edhe partitë tjera opozitare, që të zgjidhet ky ngërç politikë. Ardhja e tij i ka bërë mirë si pozitës ashtu edhe opozitës. E ka nxit debatin në Kosovë. Unë e mbështesë çdo lloj kontakti dhe çdo llojë bisede në mes anëtarëve të partive qofshin të pozitës dhe të opozitës. Në fund të fundit përgjegjësia është e të gjithëve”, ka theksuar Haliti.

Sipas tij, prezenca e ambasadorit të SHBA-ve, Greg Delawie dhe përfaqësuesit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, nuk është presion ndërkombëtar ndaj partive politike që të dalin nga kriza.

“Për mua është me rëndësi, tani po flas si individ që ka filluar të bisedohet dhe me rëndësisë është që kemi një proces që po mbështet fuqishëm nga ShBA-të dhe BE-së. Prezenca e tyre në takim është domethënëse dhe shumë e rëndësishme për të reflektuar të gjithë ne. Nuk është ndërmjetësim ndërkombëtar, por me njëfarë mënyre kanë treguar gatishmëri që të jenë prezent në bisedat e liderëve”, ka thënë deputeti i PDK-së.

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se Mustafa dhe Thaçi nuk e kanë për qëllim që përmes dialogut politik të zgjidhin problemet e Kosovës, por sipas tij, të dëmtojnë opozitën.

“Ne kemi biseduar me përfaqësuesit tanë dhe argumenti i VV-së është ky: Ne jemi të bindur se Mustafa dhe Thaçi nuk e kanë qëllimin e tyre të vërtetë për të zgjedhur krizën politike në Kosovë”, ka thënë Konjufca.

“Ata synojnë ta instrumentalizojnë çështjen e dialogut dhe të krijojnë gjëra absurde për opozitën. Thaçi doli dhe tha se Haradinaj e ka tradhtuar çështjen e demarkacionit. Nuk ka pasur nevojë që të shkojmë në dialog për të parë qasjen e Mustafës dhe Thaçit”, ka shtuar deputeti i VV-së.

Konjufca ka thënë se marrëveshjet e Kosovës me Serbinë dhe Malin e Zi janë të dëmshme për shtetin dhe për këto çështje opozita nuk mund të ketë pajtueshmëri me pozitën.

“Kjo çështje nuk zgjidhet përmes dialogut politik. Ne e dimë cilat janë qëllimet e tyre. Po të shkonim ne, ne do t’i thoshim këto që i ka thënë Haradinaj, por e kemi llogaritur se çmimi i instrumentalizimit dhe keqpërdorimit që e kanë bërë Thaçi e Mustafa. Ai është njëri që është në gjendje që të tradhtojë partitë me të cilat bëri koalicion për t’u ulur në karrige dhe ka qenë në gjendje që të ulet në prehër të Thaçit. Kemi të bëjmë me mashtrues ordinerë”, ka thënë ai.

Shkuarjen e Haradinajt në dialogun politik të ftuar nga Jahjaga, deputeti i LDK-së Agim Kikaj e ka cilësuar si veprim të parë normal nga opozita.

“Nga disa njerëz të opozitës. Vetëvendosja është e njëjta. Gjuha e tyre është denigruese dhe nuk i ndihmon demokracisë. Për herë të parë keni dalë hapur dhe keni treguar se gjithmonë e keni dëshiruar pushtetin. Ju duhet të respektoni vendimin e institucioneve të Kosovës. Asociacioni nuk është bërë në shpërputhje me Kushtetutën e Kosovës. Ne do ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka theksuar Kikaj.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vr!tet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Vr!tet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes