I ftuar në Zona B, sonte është lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Me Haradinaj, është duke u diskutuar në lidhje me takimin që ai kishte dje me kryeministrin Isa Mustafa, zëvendësin e tij Hashim Thaçin si dhe me presidenten Atifete Jahjaga.
Ai ka bërë me dije që më nuk do shkojë nëpër takime pasi që dje e kuptoi që nuk mund të gjendet ndonjë zgjidhje.
“Pushtetarët nuk po reflektojnë, unë dje dhashë një propozim e propozimi im ishte zgjedhjet e ata as nuk e diskutuan këtë çështje, pra të ulen e të shqyrtojnë, bazuar në këtë për mua është e pakuptimtë ideja e tavolinës më tutje”.
“Nuk kam çfarë bëj unë më në atë tavolinë”.
Haradinaj tha se nuk ka më se çfarë të flas me kryeministrin e zëvendësin e tij.
“Unë vërtetë tregova vullnetin e mirë, e qova mendimin tim, e dhashë atë që kam menduar që është mendim i imi, insistimi i Thaçit që të flasim për Demarkacion e për Asociacionin nuk ka kuptim më që të diskutohet”.
“Nuk kam çfarë flas me Isa Mustafën, me njeriun që e ka nënshkruar marrëveshjen e gabuar, unë duhet t’u them këtyre njerëzve, ama e vetmja dalje mbetet zgjedhja”