Ministri i Transportit: shpejtësia e lartë, shkaktare e përplasjeve të trenave

E publikuar: 09/02/2016 17:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me të ndodhur aksidenti fatal në Bad Aibling, të Gjermanisë ku të vdekur mbetën 9 persona dhe mbi 100 të tjerë të lëndur prej të cilëve 50 prej tyre ende në gjendje të rëndë shëndetësore, në vendin e ngjarjes doli menjëherë për vizitë Ministri i Transportit të Gjermanisë Alexander Dobrindt.

Ndërkaq Ministri Dobrindt, në konferencën për shtyp pikërisht në Bad Aibling, tha se ky aksident është një fatkeqësi e tmerrshme.

‘’Kjo është një ndër kohët më të vështira në historinë e trafikut hekurudhorë në Gjermani, mendja dhe ngushëllimet e mia qëndrojnë tek familjet e viktimave dhe ata të cilët pësuan lëndime të rënda në këtë aksident fatal hekurudhor’’ ka thënë ai.

Sipas Ministrit të Transportit për këtë fatkeqësi u angazhuan ekipet e shpëtimit me pothuajse 500 antarë pjesmarrës të cilët shpëtuan ata të cilët pësuan rëndë nga ky aksident i papritur, për të cilin tha se mendohet të jetë shkaktuar për shkak të shpejtësisë së lartë, ndërkaq bëhet e ditur që hetimet ende janë duke vazhduar.