Hysen Durmishi, Drejtori i Infrastrukturës në komunën e Prishtinës, duket mjaft aktiv në mobilizimin e aktivistëve të opozitës për protestën e 17 shkurtit. Derisa data e organizimit të protestës po ofrohet, edhe atmosfera, sic shihet në fotografi, ka filluar të ngrohet.
Durmishi, në një fotografi të postuar në rrjetin social Facebook, shihet i shoqëruar nga disa persona të tjerë me të cilët nënë shoqërinë e një grumbulli birrash vendëse po koordinohet për protestën e 17 shkurtit.
“Ne nuk ndalemi, ne nuk do të ndalemi, ne nuk ndalemi asnjëherë. Ne do të fitojmë. Me të tillë shoqëri jam i bindur se nuk ka kush na ndal!”, ka shkruar ai në Facebook.