17 mijë vetë u kthyen në Kosovë në vitin 2015

07.02.2016 18:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Viti 2014 mbaroi me fillimin e ikjes së qytetarëve nga Kosova, ku me po të njëjtin trend të ikjes filloi edhe viti 2015, shumë qytetarë ia mësynë rrugëve të Evropës, duke lënë shtëpitë e tyre.
Numri i qytetarëve që braktisnin vendin sa vinte e rritej, duke bërë kështu që gjendja të shpallet alarmante. Adresa më e kërkuar e emigrantëve kosovarë, pasi kalonin kufirin hungarez, ishte të kërkonin azil në Gjermani, por kjo e fundit filloi t’i kthejë shumicën nga ta, nga ku tani në Kosovë janë riatdhesuar 17 mijë persona.
Vetëm gjatë vitit 2015, numri i qytetarëve nga Kosova të cilët kanë kërkuar azil, sillet rreth 60 mijë. Këto të dhëna janë nga EUROSTAT.
Ndërsa vitin e kaluar njëri nga kushtet për plotësimin e tetë kritereve që Kosova duhet të përmbushë për të marrë rekomandimin për liberalizim vizash, ishte edhe ri-atdhesimi, e për këtë Kosova ka ndërtuar bazën ligjore dhe strategjike për menaxhimin e migrim it si koncept të përgjithshëm.
Zyrtari për migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Valon Krasniqi ka thënë për KosovaPress se menaxhimi i migrimit ka të bëjë me parandalimin e emigrimit të parregullt të kosovarëve në drejtim të vendeve të BE-së, si dhe avancimin e politikave që kanë të bëjnë me promovimin e migrimit të rregullt.
“Kosova ka ndërtuar bazën ligjore, strategjike dhe institucionale për menaxhimin e migrimit si koncept të përgjithshëm, në veçanti çështjet e emigrimit duke i ndërlidhur këto politika me ato që zhvillimit ekonomik të vendit, në veçanti sa i përket përfshirjes së diasporës në projektet zhvillimore të vendit. Një aspekt tjetër i menaxhimit të migrimit ka të bëjë me parandalimin e emigrimit të parregullt për kosovarët në drejtim të vendeve të BE-së dhe avancimin e politikave që kanë të bëjnë me promovimin e migrimit të rregullt dhe qarkor në veçanti me vendet e Bashkimit Evropian. Aspektet parandaluese janë të drejtuar në luftimin e grupeve kriminale që merren me kontrabandim me emigrantë, si dhe informimi i drejtë i qytetarëve tanë nga rreziqet e migrimit të parregullt”, ka thënë Krasniqi.
Se a ka Kosova kapacitet të parandalojë fluksin e emigrantëve kosovarëve për migrim, Krasniqi përmes postës elektronike për KosovaPress ka thënë se Kosova përmes institucioneve përkatëse ka hartuar dhe zbaton politikat për kontroll të mirëfilltë të kufirit, e në veçanti ato që ndërlidhjen me lëvizjen e lirë të qytetarëve në tërë rajonin.
“Kosova përmes institucioneve përkatëse ka hartuar dhe zbaton politika për kontroll të mirëfilltë të kufirit, në veçanti në aspektet që ndërlidhen me lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë në rajon, luftimin e krimit që ndërlidhet me kontrabandim me emigrantë, organizimin e fushatave dhe organizimeve të ndry shme informuese për qytetarët tanë në aspektet e migrimit, si dhe promovimin e politikave për migrim të rregullt në vendet e BE-së, dhe çfarë është më e rëndësishme promovimin e politikave zhvillimore dhe atyre socio-ekonomike në ven”, ka thanë Krasniqi.
Procesi i ri-atdhesimit ka filluar qysh para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, por pas shpalljes, ky proces është bartur në përgjegjësi të institucioneve shtetërore, ku është themeluar Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili departament merret në baza ditore me këtë proces.
Krasniqi nga zyra për migracion në Ministrinë e Brendshme tha se procesi i ri-atdhesimit është një nga politikat me zbatim efektiv institucional, për çka edhe ka vlerësim pozitiv nga Bashkimi Evropian.
“Procesi i riatdhesimit është një nga politikat me zbatim më efektiv institucional, për çfarë ka edhe vlerësime pozitive nga ana e Bashkimit Evropian në kuadër të Raportit të Progresit për Kosovën, si dhe raporteve që dalin nga dialogu për liberalizim të vizave mes Kosovës dhe BE-së. Është me rëndësi të ceket se progresi në fushën e riatdhesimit dhe ri-integrimit ka qenë parakusht për hapjen e dialogut për liberalizim të vizave mes Kosovës dhe BE-së”, ka treguar Krasniqi.
Viti 2015-të karakterizohet me rritje të dukshme të numri të personave të riatdhesuar, e gjithë kjo si pasojë e fluksit të qytetarëve kosovarë që e lëshuan Kosovën në fund të vitit 2014 dhe në fillim të vitit 2015.
Krasniqi ka treguar që gjatë vitit 2015 janë riatdhesuar 17 mijë persona.
“Në vitet e fundit kemi pas një numër afër 5000 persona të riatdhesuar në vit, përderisa 2015 karakterizohet me rritje të dukshme të numrit të personave të riatdhesuar si pasojë e fluksit të fundit të qytetarëve Kosovarë që kanë lëshuar Kosovën në fund të vitit 2014 dhe në fillim të vitit 2015. Gjatë vitit 2015 janë riatdhesuar rreth 17 mijë persona”, ka pohuar Krasni

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vr!tet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Vr!tet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes