Vetizolimi, opozita nuk merr pjesë e VV nuk e din çka asht “Gërmia Hill”

E publikuar: 03/02/2016 20:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse niveli i përfaqësimit të diplomatëve dhe politikanëve të huej në konferencën e tretë ndërkombëtare “Gërmia Hill” nuk asht ai i dy të parave, kur aty ishte edhe Madline Allbright, ky nuk asht justifikim që opozita mos me marrë pjesë.

Gjatë dy ditëve të kësaj konference, të mbajtun në qendër të Prishtinës, në mesin e qinda të pranishmëve, nuk u pa asnji përfaqësues i opozitës. Edhe pse Vetëvendosja, Aleanca dhe Nisma pretendojnë se kanë Departament të Marrëdhanieve me Jashtë, asnji përfaqësues i tyne nuk e shfrytëzoi rastin jo vetëm për me i njoftë diplomatët, politikanët dhe gazetarët e huej që e përcollën konferencën, por edhe me ua tregue atye qasjen e opozitës ndaj qeverisjes së vendit.

Disa herë opozita asht kritikue se në këtë krizë gati 6-mujore nuk ka arritë me e problematizue kauzën e saj n’arenën ndërkomëbtare, e për ma tepër, e humbi edhe këtë mundësi në mes të Prishtinës.

Madje, zadhanësi i partisë ma të madhe opozitare përpiqet me e injorue konfernecën, tu’ deklarue se nuk e din për çka asht fjala. 

I pyetun për mospraninë e asnji përfaqësuesi në konferencë, Frashër Krasniqi i Vetëvendosjes i tha Televizionit Rrokum, se nuk e din çka asht “Gërmia Hill”.

Edhe zadhanësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, po përmes telefoni tha se nuk e di nëse AAK’ ka pasë ftesë për me marrë pjesë në këtë konferencë. 

Mungesën e ftesës e konfirmon edhe Kryetarja e GP të Nismës për Kosovën, deputetja Valdete Bajrami.

Mirëpo pamvarsisht nga ftesa zyrtare, duket e vështirë që secila prej forcave t’opozitës, që për ma tepër kërkojnë zgjedhje të parakohshme tu’ orendentue me marrë pushtetin, mos me pasë asnji informacion paraprak për organizimin e kësaj konference në mes të Prishtinës. Nëse strukturat përkatëse të partive t’opozitës kishin me e ba punën e tyne, me siguri që kishin me mbrri me sigurue që opzoita me qenë edhe pjesë e paneleve e sesioneve të “Germa Hill”, e jo vetëm pjesmarrëse pasive.

E po pamvarsisht nga ftesa zyrtare, deputetët e opozitës, tu’ fillue me kryetarin e AAK’s, kryetarin e GP të VV’s, kryetaren e GP të Nismës etj., kanë pasë mundësi me marrë pjesë në këtë konferencë si anëtarë të komisioneve përkatëse parlamentare, si Komisioni i Jashtëm, ai i Integrimeve Europiane apo edhe i Sigurisë.

Nga ana tjetër, asnjana prej partive t’opozitës, as Vetëvendosja, as Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e as Nisma për Kosvën nuk bajnë pjesë në asnji prej grupeve të partive europiane, të majta, të qendrës, apo të djathtë, meqë AAK’ja asht ende e papërcaktueme si parti.

Në këtë mënyrë, partitë e opozitës konfirmojnë nji qasje vetëizoluese në raport me ndërkomëbtarët, se cila disa herë asht provue edhe me refuzimin e shumë diplomatëve të huaj në Kosovë për me zhvillue takime me liderët e opozitës.