Jahjaga s’mbetet keq as pas përfundimit të mandatit

03.02.2016 15:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Jahjaga s’mbetet keq as pas përfundimit të mandatit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atfiete Jahjaga, është në prag të përfundimit të mandatit të saj 5 vjeçar.

Nëse do të ketë gjasa që të marrë edhe një mandat në krye të shtetit të Kosovës, kjo pritet të shihet, por pavarësisht kësaj, nëse nuk rizgjidhet, ajo do të gëzojë shumë benificione si ish-presidente e vendit.

Në pozitën e saj si ish-presidente, Jahjaga do të vazhdojë të ketë benefite të shumta edhe duke mos qenë më e para e shtetit të Kosovës.

Sipas deklarimit të saj të pasurisë, në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Jahjaga merr pagë mujore 2.478.78 euro neto.

Paga e bruto e presidentes është 2 mijë e 873 euro e 50 centë. Ndërsa, pas përfundimit të mandatit në bazë të ligjit, ajo do të gëzojë 70 për qind të pagës aktuale. Me një përllogaritje të thjeshtë i bie se Jahjaga do t’i marrë nga rreth 2 mijë euro në muaj, në cilësinë e ish – presidentes së vendit.

Presidentët e Republikës së Kosovës, të cilët e kanë përfunduar mandatin sipas Ligjit Nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës, gëzojnë privilegje dhe beneficione të shumta. Këto privilegje dhe beneficione i gëzojnë edhe familjarët e ish-presidentëve.

Sipas këtij ligji, pas përfundimit të mandatit në pajtim me paragrafin 1. të nenit 18 të këtij ligji ka të drejtë në pension, shuma e të cilit është shtatëdhjetë për qind (70%) e pagës të cilën e merr Presidenti i Republikës së Kosovës.

Paga e Presidentit të Republikës së Kosovës është paga më e larta në kuadër të institucioneve shtetërore të vendit.

Ajo gjithmonë duhet të jetë së paku njëzet e pesë për qind (25%) më e lartë se të ardhurat e përgjithshme të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe udhëheqësve të tjerë institucional.

Presidenti i Republikës së Kosovës dhe familja e tij/saj pas përfundimit të mandatit në pajtim me paragrafin 1. të nenit 18 të këtij ligji kanë të drejtë në sigurim të plotë shëndetësor dhe shërbime mjekësore në spitalet ushtarake dhe publike gjatë tërë jetës.

Po ashtu, pas përfundimit të mandatit në pajtim me paragrafin 1. të nenit 18 të këtij ligji ka të drejtë në kompensim monetar kalimtar për një periudhë shtatë mujore të tranzicionit në jetën private.

Presidentët të cilët e kanë përfunduar mandatin e po ashtu edhe familja Rugova marrin pension mbi dy mijë euro në muaj në kohë të pacaktuar.

Familja e Presidentit të Republikës së Kosovës të cilit i ka përfunduar mandati në pajtim me paragrafin 1. të nenit 18 të këtij ligji, ka të drejtë në përcjellje zyrtare për tri vjet pas përfundimit të mandatit të tij/saj, në pajtim me aktet e veçanta që i sjell Ministri i Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Presidenti i Republikës së Kosovës të cilit i ka përfunduar mandati në pajtim me paragrafin 1. të nenit 18 të këtij ligji ka të drejtë për periudhën pesë vjeçare pas përfundimit të mandatit të tij/saj, në hapësirë zyreje, në pajisje për zyre, dhe në personel profesional të zyrës që nuk mund të jenë më shumë se tre persona. /lajmi.net/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre