Kryeministri Mustafa: Ka rënë numri i kosovarëve që po luftojnë në Siri dhe Irak

03.02.2016 09:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kryeministri Mustafa: Ka rënë numri i kosovarëve që po luftojnë në Siri dhe Irak

Kryeministri Isa Mustafa ka bërë të ditur se numri i kosovarëve që po luftojnë në Siri dhe Irak ka rënë në më pak se 70, krahas 300 vetave sa kanë qenë gjatë viteve të fundit Kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar se është keqkuptim dhe paragjykim që Kosova të identifikohet me lumenj te emigrantëve nga Siria, Iraku dhe Afganistani, pasi që, sipas tij, gjatë dhjetorit të vitit të kaluar vetëm pesë qytetarë të vendit kërkuan azil në BE.

Këto komente i pari i Qeverisë i ka bërë gjatë konferencës së tretë ndërkombëtare “Gërmia Hill” që po mbahet në Prishtinë, në të cilën për dy ditë rresht do të diskutohet për migrimin, luftën ndaj terrorizmit dhe radikalizmit, si dhe konflikti në Ukrainë dhe Siri. “Ne kemi arritur që nga 13 mijë azilkërkues nga Kosova që kanë kërkuar azil përmes Hungarisë në shkurt të vitit të kaluar, numri në dhjetor të vitit që shkoi ka qenë 5 persona”, ka thënë Mustafa. Shefi i Qeverisë, duke folur për luftimin e terrorizmit dhe radikalizmit, tha se sipas shërbimeve shtetërore, numri i kosovarëve në konfliktet në Siri dhe Irak ka rënë nga rreth 300 sa do të kenë qarkulluar andej e këndej gjatë viteve të fundit, në më pak se 70 vetë, që mund të gjenden tani atje. “Janë arrestuar shumë avokues të ISIS-it, janë thyer rrjetet e rekrutimit, janë mbyllur shumë OJQ që e kanë keqpërdorur Kosovën për objektiva radikale, dhe janë marrë masa ligjore ndaj fondeve që dyshohet se janë përdorur për këto aktivitete”, ka theksuar ai. Mustafa bëri me dije se këtë vit presin të bëjnë transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare