Të dyshuarit e rastit ‘Stenta’ udhëheqin klinika e spitale

02.02.2016 09:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Të dyshuarit e rastit ‘Stenta’ udhëheqin klinika e spitale

Klinika e Kardiologjisë vazhdon të udhëhiqet nga Gani Bajraktari, tashmë i dyshuar në rastin “Stenta”, derisa i dyshuari tjetër, Besim Guda, është u.d. drejtor i SR të Gjilanit.

Shoqata për Mbrojtjen e Pacientëve, ndërkaq ka kërkuar që së paku udhëheqësve të lartë shëndetësorë t’iu pezullohet posti.

Gani Bajraktari vazhdon të jetë drejtor i Klinikës së Kardiologjisë edhe pse emri i tij u lakua në skandalin “Stentat”.

Ai është një nga mbi 100 të dyshuarit për marrje të mitos në këtë rast, madje të një shume prej 21 985 euro, për të cilat Prokuroria beson se ai ka referuar pacientëve në spitalin “International Medicine Hospital”.

Të dhënat gazeta “Zëri” i konfirmoi në aktvendimin e Prokurorisë ku janë emrat e mbi 100 doktorëve të dyshuar në rastin “Stentat”.

Në Gjilan vazhdon të udhëheqë spitalin u.d. drejtori Besim Guda. Edhe ai është në listën e të dyshuarve të Prokurorisë në rastin “Stentat”.

Guda sipas të dhënave të gjetura nga policia në kompjuterët e IMH-së, në këmbim të referimit të pacientëve në këtë spital ka marrë 300 euro.

Dy paraardhësit e Gudës, ishin arrestuar për korrupsion. Njëri para disa vitesh, derisa ky i dyti u arrestua nga Policia muaj më parë për dyshime të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, duke u shkarkuar me automatizëm./ Zëri

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar