26 vjet nga nisma e Anton Çettës për pajtimin e gjaqeve

02.02.2016 09:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
26 vjet nga nisma e Anton Çettës për pajtimin e gjaqeve

Më 2 shkurt 1990 me nismën e Anton Çettës nisi në Kosovë aksioni atdhetar e humanitar i faljes së gjaqeve, që mori përmasa të gjera, duke u përhapur anembanë vendit.

Ky konsiderohet edhe si viti më i organizuar dhe më frytdhënës i kombit shqiptar që hyri në histori si vit i bashkimit e i pajtimit të popullit shqiptar kudo që jetonte, brenda trojeve etnike dhe mërgatë.

Nuk kishte kaluar shumë kohë nga formimi i Lëvizjes Gjithëkombëtare si përgjigje e Millosheviqit për vetëemërimin si “mbret” i të gjithë serbëve në Fushë Kosovë, mbylljes së shkollave, helmimit, mbylljen e universitetit, gazetave e mjeteve tjera të informimit, zgjimi i vetëdijes kombëtare ishte i pa evitueshëm.

Kjo lëvizje u emërua si Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Kryetar u zgjodh Ibrahim Rugova. Rugova kishte pranë vetes edhe njerëz të njohur si atdhetarë. Askush nuk luftonte për bajraktarizëm por për atdheun, shkruan KosovaPress.

Kjo rini e shëndoshë pa hezitim timonin e pajtimit ua dhuroi Prof. Anton Çettës dhe profesorëve tjerë nga Instituti Albanologjik, intelektualëve kudo që gjendeshin, akademikëve, punëtorëve e fshatarëve, aktivistëve nga mbarë trojet tona etnike.

Njerëzit në atë kohë në krye me Prof. Anton Çettën, marshonin para qindra ekipeve profesorësh, studentësh, aktivistësh, këngëtarësh e poetësh…pajtonin popullin, pajtonin ata që deri dje ishin armiq, për tu bërë miq e vëllezër. Heronjtë e këtij aksioni kombëtar, padyshim ishin ata që falnin. Faleshin për hatrin e atdheut.

Në këto tubime madhështore që organizoheshin anë e mbanë Kosovës e trojeve tjera etnike, si në Kaçanik e Lug të Drinit, Rrafsh të Dukagjinit e n’Verra të Llukës, në Shalë e në Karadak, në Llap, Drenicë e Gollak, në Has, Rekë, Podrime, Lapushë, Podgur e Rugovë, Rrafsh i Kosovës dhe kudo, e kudo në viset tjera, tregonte se për popullin tonë e atdheun kishte kris ora më e madhe e historisë sonë.

Falje të gjaqeve vazhdojmë të kemi edhe tani. E fundit ishte dje. Familja Bekteshi nga Hajvalia, ka falur gjakun e të birit, pas pesë vjet hasmërie me familjen Halimi nga Bakshia e Obiliqit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar