Vazhdon beteja për kufijtë e Mitrovicës

02.02.2016 09:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vazhdon beteja për kufijtë e Mitrovicës

Kryetarët e dy komunave të Mitrovicës, Agim Bahtiri (jug) dhe Goran Rakiq (veri), kanë vazhduar betejën për kufirin që ndan dy komunat. Bahtiri po kërkon të respektohet Pakoja e Ahtisarit, ndërsa Rakiq pretendon që t’ia marrë jugut katër fshatra shqiptare dhe gjithë rrjedhën e lumit Ibër

Mitrovicë. Definimi i kufijve administrativë në mes të dy komunave të Mitrovicës, asaj jugore dhe asaj veriore ka mbetur sfidë edhe në vitin 2016 për kryetarët Agim Bahtiri (jug) dhe Goran Rakiq (veri). Beteja për kufijtë e filluar pas 25 gushtit të vitit të kaluar, do të vazhdojë edhe në vitin 2016, pasi që kjo çështje është pjesë e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, ku kanë marrë pjesë edhe dy kryetarët e komunave.

Përveç marrëveshjes për rivitalizimin e urës mbi lumin Ibër, për të cilën Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shpallur tenderin, gjithçka tjetër ka mbetur ashtu siç ishte, barrikada e gjelbër, të cilën serbët e quajnë “Parku i paqes” ka mbetur e palëkundur, por që nga të gjitha anët është rrethuar me pllaka të llamarinës, ndërkohë që kryetarët Bahtiri e Rakiq, kurrsesi të merren vesh për vendosjen e kufirit në mes të dy komunave.

Kryetari i Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, insiston që kufiri të vendoset sipas rekomandimeve që të dalin nga Pakoja e Ahtisarit, ndërkohë Rakiq ka pretendime shumë më të mëdha, që komunës me të cilën udhëheqin ai dhe Aleksandër Spiriq, kryetar i Organit të Përkohshëm, një strukturë komunale e vendosur nga Qeveria e Serbisë, t’ia shtojnë edhe katër fshatra shqiptare që aktualisht i takojnë Mitrovicës jugore, Suhadolli, Gushavci, Vinarci dhe Vidimiriqi, si dhe e gjithë rrjedha e lumit Ibër. Në këtë mënyrë, Rakiq dhe ideologët tjerë serbë dëshirojnë ta bëjnë një Mitrovicë të madhe në veri.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar