Osmani: Rektori Zejnullahu kandidat konsesual për President. S’marrë pjesë në seancën e votimit të Thaçit

29.01.2016 21:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Osmani: Rektori Zejnullahu kandidat konsesual për President. S’marrë pjesë në seancën e votimit të Thaçit

E ftuemja ekskluzive per sonte ne Rrokum Roll ishte Vjosa Osmani nga radhet e LDK’s.

Me Osmanin u diskutue per zgjedhjen e Hashim Thaçit President, për demokracinë mbrenda LDK’s, dhe per krizen politike ne vend.

Nese LDK kishte me arrite qe zgjedhjet me u ba ne 2017’n, Osmani tha se si parti kishte me perfitue, sepse kishte me dale faqebardhe para votuesve te saj. Me arsyetimin se LDK kishte me thane – “na kemi arrite me parandalue zgjedhjen e Thaçit President”.

Simbas saj, Presidenti ka rol shume te randesishem, sepse ka nji fuqi te jashtezakonshme per me caktue se kush ka me formue Qeverinë.

“Edhe na e dime se çfare imponimi kishte me ba Thaçi, a mos po mendon dikush qe ai ka me i ndihmue LDK’s me formue Qeverine?”, pyeti Osmani.

E tue diskutue per çashtjen Thaçi-President, Osmani tha se deputetet nuk jane t’obliguem me votue Thaçin President.

“Ju rikujtoj se Kushtetuta e Kosoves thote se deputeti i pergjigjet vetem popullit se askush nuk mundet me detyre se çfare veprimi politik ka me ndermarre ai. Deputetet e LDK’s kane obligim, po ai asht veç para elektoratit te LDK’s”, sqaroi Osmani.

“Secili deputet i ka kontaktet e veta me elektoratin. Mu me kane qe duhet ta kundershtojme zgjedhjen e Thaçit President”, shtoi Osmani.

Simbas Osmanit, mënyra për me kundershtu zgjedhjen e Thaçit President, asht pamundesimi i korumit.

“Une personalisht ate dite kur zgjedhet Thaçi President, kam me kundershtue zgjedhjen e tij tue mos marre pjese n’ate seance, edhe ne qofte se mbetem e vetmja deputete nga 120 deputetet”, tregoi Osmani.

“Deputeti që shkon në sallë nuk ka me pasë mundësin me votue kundër se fletevotimi ka me i pase dy emna, dhe jo mundesine me votue kunder Hashim Thaçit”.

“Ne qofte se zgjedhet Thaçi President, une jam e bindun se PDK, tue e pa kete moment historik qe e ka, me të cilin damton edhe LDK’n e partite opozitare, ka me pa mundesine qe menjihere me na dergue ne zgjedhje, se ata nuk kane respekt per partneret e koalicioni. Ata parim udheheqes e kane mosrrespektimin e marreveshjeve e partnereve dhe kane me informue LDK’n nji dite papritmas qe nuk jane ne koalicion. Kane me na çue ne zgjedhje dhe dihet kush ka me u ba kryetar i LDK’s e kush mundet me i fitue zgjedhjet e me u ba Kryeministër”, tha ndër tjera Osmani.

Osmani sqaroi se nëse nuk krijohet korumi, atëherë procesi i votimit të Presidentit nuk ndodh, dhe prej atij momenti, simbas Kushtetutes, jane 60 ditë  me provue  me zgjedh Presidentin. E kjo situate, Osmani tha se asht e ngjashme me atë të zotni Pacollit, qe nenkupton gjetjen e nji kandidati konsensual.

E per Osmanin, nji person qe ka deshmue se mundet me qendrue karshi gjitha presioneve politike, me qellim te ndertimit te kualitetin mbrenda Universitetit, dhe qe ka deshmue se mundet me qene nji figure unifikuese per qytetaret e Kosoves asht Rektori Ramadan Zejnullahu.

Për LDK’n, Osmani tha se asht ba e qarte se LDK ka vija te kuqe sa i perket rregullimit te mbrendshem, sovranitetin, veriut te Kosoves, pronave, emnit Kushtetues, vija që qysh tha ajo, u shuejtën kur u ba koalicioni LDK-PDK.

E për deklaratën e zotni Selimit se, edhe PDK e LDK munden me shkue ne zgjedhje me nji liste te përbashket, Osmani tha se nji gja e tille nuk mundet me ndodhe, se çon ne shkrimje te LDK’s në PDK.

Për Statutin e LDK’s, Osmani tha se ka çashtje ma të randësishme për me u trajtue, qysh asht neni 25, qe simbas saj duhet me ju parandalue ne mënyre shume ma të qarte, atyne qe e shkelen nenin 25, se nuk lejohet as aklamacioni e as votimi jo i mshefte.

“Per momentin, kur ke zgjedhje me aklamacion te nji kryetari te partise, te Keshillit te Pergjithshem, te Kryesise mbrenda atij Keshilli, atehere natyrisht nuk ka demokraci te mbrendshme”, tha Osmani.

Për degët e LDK’s ne diaspore, Osmani tha se kane mbajte zgjedhje te rregullta, ma te rregullta se shumica e degeve.

“Mekati i vetem i tyne asht se kane fole drejtperdrejte”.

Tue diskutue per marreveshjen e AKS’s, Osmani tha se me përkthye atë çka ka thanë Kushtetuesja i bjen që “kapitujt nuk jane ne perputhje me nenet e caktueme”.

Ne momentin kur thu qe nuk jane plotesu kriteret e nji neni, apo standardet kushtetuese te nji neni, i bjen qe nuk e ke shkru ate tekst ne perputhje me ate nen”.

E per nderhyemjes e nderkombetareve ne zgjidhjen e krizes poltike ne vend, Vjosa i dha disa mundesi hipotetike te cilat kishin mund me u propozue.

“Me ju ofrue disa partive opozitare me hy ne Qeveri, tentim per me i ule gjitha partie per me caktue nji date per zgjedhje. Rezultati perfundimtar asht diku mesi, nese njana pale asht per vitin 2018 e tjetra per 2016’n, atehere mundet me u caktue viti 2017”, vleresoi Osmani. 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

Haxhiu vizitoi Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare

Haxhiu vizitoi Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%