Rezoluta e Këshillit të Evropës, kthim prapa për Kosovën

29.01.2016 16:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rezoluta e Këshillit të Evropës, kthim prapa për Kosovën

Rezoluta e fundit e Këshillit të Evropës për gjendjen e të drejtave të njeriut në Kosovë, nga analistët politik në Prishtinë po shihet si kthim prapa.

Rezoluta është propozuar nga raportuesi spanjoll, Augustin Konde. Ajo është miratuar në kohën kur Kosova po bën përpjekje për anëtarësim në mekanizmat ndërkombëtar të sigurisë, si INTERPOL-i dhe EUROPOL-i.

Megjithatë, Këshilli i Evropës ka inkurajuar me anë të kësaj rezolute, Administratën e Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK-un, që t’i shtojë kapacitetet në kuadër të bashkëpunimit me këto mekanizma ndërkombëtare të sigurisë, përderisa Prishtinës i sygjerohet t’i shfrytëzojë mekanizmat që i ka në dispozicion.

Në Qeverinë e Kosovës nuk kishte një përgjigje në lidhje me këtë rezolutë, kurse analistët e vlerësojnë atë si kthim prapa.

Analisti, Emrush Ujkani, mendon se ajo reflekton gjendjen dhe jo-qëndrueshmërinë politike në Kosovë.

Sipas tij, përmbajtja e rezolutës nuk u ndryshua dot as nga vendet që e njohin dhe mbështesin pavarësinë e Kosovës, përkundër disa insistimeve.

Bëhet fjalë sidomos për nenet që kërkojnë një lloj roli më të fuqishëm të UNMIK-ut në Kosovë, sidomos në aspektet e sundimit të rendit dhe ligjit dhe bashkëpunimit të Kosovës me mekanizmat ndërkombëtar.

“Nëse e lexoni me vëmendje, raporti i bën thirrje misionit të UNMIK-ut që të merr masa dhe t’i shfrytëzojë mekanizmat ligjor që ka. Pra, i bën ftesë UNMIIK-ut dhe jo Kosovës, për t’iu qasur mekanizmave si INTERPOL-i, EUROPOL-i apo organizata tjera, prandaj mendoj që kjo është ajo pika më kritike që duhet të nënvizohet për momentin”, ka vlerësuar Ujkani.

Ndërkaq analisti Dren Doli, vlerëson se përmbajtja e Rezolutës së Këshillit të Evropës pasqyron paaftësinë e institucioneve të Kosovës.

Njëherësh, sipas tij, rezoluta të tilla tregojnë për rrezikun që shumë shtete të cilat e kanë njohur Kosovën po hamenden tani që ta mbështesin atë në kuadër të përfaqësimit të jashtëm.

“Ky lajm në vetvete mbanë edhe rrezikun që vendet të cilat e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur kanë filluar ta vënë në mëdyshje këtë status duke e barazuar shtetin e Kosovës me Rezolutën 12 44 dhe rrjedhimisht UNMIK-un në Kosovë”, ka thënë Doli.

Në anën tjetër, Emrush Ujkani ka ngritur si çështje më vete edhe mungesën e parashtrimit të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës para miratimit të kësaj rezolute. Ai vlerëson se rezoluta, pavarësisht që nuk ka karakter obligativ, mund të ndikoj politikisht tek vendet e ndryshme.

“Me vet faktin që Kosova i ka dy të tretave të votave në Këshillin e Evropës, pra që e kanë njohur atë si shtet, është dashur që t’i paraprijë procesit të anëtarësimit dhe jo të vijmë në momentin të presim rezoluta apo raporte të tilla”.

“Edhe pse rezoluta nuk e pengon Kosovën në parashtrimin e kërkesës, definitivisht mund të jenë pengesë me ndikimin e saj tek shumë shtete kur vjen në pyetje vota për apo kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka thënë Ujkani.

Po në lidhje me efektet e rezolutës në synimet e Kosovës që të jetë anëtare e Këshillit të Evropës dhe mekanizmave tjerë ndërkombëtar, përfshirë edhe ato të sigurisë, Dren Doli mendon se Kosova po dështon t’u bëj ballë trysnive diplomatike të Serbisë.

Andaj, ai vlerëson se nuk po vërehen përparime në këtë drejtim.

“Strategjia e Serbisë duke e përdorur dialogun Kosovë – Serbi për të imponuar UNMIK-un si përfaqësues të Kosovës në organizata ndërkombëtare fatkeqësisht është duke i dhënë shenjat e para, filluar nga kjo rezolutë. Shpresojmë që kjo rezolutë të mos shërbej si precedent i ardhshëm për të kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka theksuar Doli.

Ndryshe, ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Skender Hyseni, pati deklaruar se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në INTERPOL qysh në prill të vitit 2015, por vendimi për pranimin e saj nuk është marrë ende, transmeton rel.

Hyseni kishte deklaruar se Kosova është e gatshme të marr përsipër rolin si shtet në kuadër të luftimit të krimit duke u anëtarësuar dhe bashkëpunuar me mekanizmat ndërkombëtar.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit