Paralajmërimi për prezentimin e mundësive për punësim nga Labinot Tahiri me kompaninë Europe Agency ka bllokuar sot Ferizajn.
Me këtë rast përfaqësues te kësaj kompanie po u ofrojnë shpjegime për mundesitë e punësimit dhe vendet në të cilat mund të punësohen të rinjët nga Ferizaj.
Magjistralja është e bllokuar nga makinat e të interesuarve por edhe salla e restaurant Redoni nuk arriti ti pranoj të gjithe të interesuarit të cilët sipas tabelave të makinave tregonin se nuk ishin vetëm nga Ferizaj.
“Kjo rini këtu është argumenti më i fort të demantoj fjalët se ka ikur rina e Kosovës jashtë vendit. Ata janë këtu e kjo po shihet nga prania e juaj,por ata duan punë dhe atë legale” tha Labinot Tahiri në këtë tubim. /FerizajPress




















