Inaugurohet shkolla shqipe në Itali

24.01.2016 22:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Inaugurohet shkolla shqipe në Itali

Ideja për hapjen e paralelës së re të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Quinto (Treviso-Itali), e filluar muaj më parë, u bë realitet me 23 Janar 2016. Tani e tutje shkolla shqipe në Treviso, përveq asaj në Paderno, u pasurua edhe me një paralele të re të mësimit plotësues.

Displaying 12576320_1025519374156514_197066026_n.jpgDisplaying 12576320_1025519374156514_197066026_n.jpgDisplaying 12576320_1025519374156514_197066026_n.jpg12570885_1025520070823111_1113585952_n

Pritjet për hapjen e paralelës në Quinto, kanë qenë, që kjo të ndodhë më herët, mirëpo për shkak të ndërrimit të strukturave udhëheqëse në CARITAS dhe disa procedurave të stërgjatura burokratike u vonuam pak, mirëpo megjithatë ja vlenë të përshendetët gatishmëria e CARITAS-it, për dhënjën e lokalit për nevojat e shkollës shqipe, pa asnjë kompenzim material.
Padyshim se më të merituarit për këtë ndihmë jashtëzakonisht të madhe janë drejtuesit e CARITAS-it në Quinto, imzot Don Mate dhe profesor Bajram Desku që ka gjetur mënyrën më të mirë të komunikimit me autoritetet e lartëpërmendura të CARITAS-it në Quinto.
Fillimisht shkolla shqipe do të startoi me këta 22 nxënës; Altina Gashi, Ardian Bashota, Arbër Bashota, Butrint Spahiu, Blendi Ahmetaj, Dreni Morina, Dionita Ahmetaj, Erdon Morina, Eliza Begaj, Ernis Begaj, Edona Berisha, Eliza Berisha, Eltion Pirku, Elida Ahmetaj, Ermira Ahmetaj, Enkela Bashota, Erison Bashota, Mirlind Rukolli, Muharrem Begaj, Lirim Rukolli, Shpresa Gashi dhe Ulpiana Elshani.
Mësues dhe koordinator i shkollës shqipe në Quinto është caktuar profesor Bajram Desku, i ndihmuar edhe nga dy mësuesit e tjerë, zonja Malësore Shaqiri dhe profesor Beqir Cikaqi, njherit koordinator i Shkollës Shqie në Treviso.

12524001_215322518808704_6046233445314105874_n

Meritat për hapjen e kësaj paralelje kanë të gjithë ata që janë angazhuar në këtë drejtim, sidomos prindërit që jetojnë në këtë lokalitet, por në mënyrë të veqantë meritat i takojnë iniciatorit, analistit dhe publicistit Florim Zeqa, pastaj profesorit Bajram Desku, për insistimin e vazhdueshëm për marrjen e lejes për lokal dhe bashkëbisedimit të vazhdueshëm me prindërit, duke mos anashkaluar këtë drejtim edhe Koordinatorin e shkollës Shqipe të Treviso, profesorin Beqir Cikaqi me kontributin dhe përvojën profesionale në organizimin e shkollës shqipe.
Në ditën e parë përveç prindërve e nxënësve të pranishëm në hapje ishin:
Zonjusha Ermira Zhuri, presidente e Shoqatës ILIRIA, z. Bajram Desku, profesor dhe mësues i mësimit shqip në Quinto, z. Florim Zeqa, publicist e gazetar, z. Beqir Cikaqi, mësues dhe koordinator i Shkollës Shqipe Treviso, Dom Mateo, përfaqësues të Caritasit , etj.
Në ditën e inaugurimit të shkollës shqipe, të gjithë nxënësve ju shpërndanë librat shkollor të siguruar nga Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës gratis për të gjithë nxënësit.
Vlenë të theksohet poashtu lartë marrëveshja e arritur me CARITAS-in në Quinto (TV), për marrjen e lokalit në shfrytëzim për nevojat e shkollës shqipe pa asnjë kompenzim material,…njiherit është kjo ndihmesë e fuqishme për hapat fillestar të shkollës, është ndihmesë edhe për prindërit e nxënësve, pasi nuk do të kenë asnjë lloj obligimi material për fëmijët, përveq sjlljes së tyre në shkollë,…sikurse që nuk do të kenë obligim financiar as ndaj mësuesve që kanë shprehur gatishmërinë e për mësimdhënjën pa pagesë për të gjithë nxënësit që viojojnë mësimin në dy paralelet; Paderno dhe Quinto (TV).
Sipas koordinatorit të shkollës shqipe, profesorit Beqir Cikaqi, pritet që gjatë vjeshtës së ardhshme, të hapet edhe një paralele e re e mëimit plotësues në Conegliano (TV), për të plotësuar kështu kërkesat e një numri të konsiderueshëm të prindërve që janë të gatshëm të kontribuojnë për hapjen e një paralelje edhe në pjesën veriore të Provincës së Trevisos, njashtu edhe presidentja e Sh.K. “ILIRIA”, zonjusha Ermira Zhuri u zotua se në të ardhmën do të angazhohet edhe më shumë në ndihmën dhe përkrahjen e shkollës shqipe në Treviso. /Florim Zeqa/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Terras i drejtohet partive politike: Nxirreni Kosovën nga kriza, gjeni emërues të përbashkët

Terras i drejtohet partive politike: Nxirreni Kosovën nga kriza, gjeni emërues të përbashkët

“Mbrojeni LDK’në”, Kërçeli i Vetëvendosjes i reagon Hotit që thirri për protesta për gazin amerikan

“Mbrojeni LDK’në”, Kërçeli i Vetëvendosjes i reagon Hotit që thirri për protesta për gazin amerikan

“Përzierje e hatashme”, Rama thotë se në protestë po shkojnë njerëz nga Kosova, Maqedonia e ndërkombëtarë për “të shpëtuar Shqipërinë”

“Përzierje e hatashme”, Rama thotë se në protestë po shkojnë njerëz nga Kosova, Maqedonia e ndërkombëtarë për “të shpëtuar Shqipërinë”

Eksperti i Ballkanit Jasmin Mujanoviç bën thirrje për presion më të madh ndaj mosnjohësve të Kosovës

Eksperti i Ballkanit Jasmin Mujanoviç bën thirrje për presion më të madh ndaj mosnjohësve të Kosovës

Bajrami kërkon anulimin e testit të maturës pas raportimeve për parregullësi

Bajrami kërkon anulimin e testit të maturës pas raportimeve për parregullësi

Rama: Miliona njerëz që nuk e dinin as ku ndodhet Zëvrneci krijuan qëndrime të forta mbi projektin

Rama: Miliona njerëz që nuk e dinin as ku ndodhet Zëvrneci krijuan qëndrime të forta mbi projektin

Hoti thërret protestë për mbështetjen e projektit të gazit amerikan: Refuzimi i tij rrezikon aleancën me SHBA-në

Hoti thërret protestë për mbështetjen e projektit të gazit amerikan: Refuzimi i tij rrezikon aleancën me SHBA-në

Kurti: Pavarësia ekonomike e grave është kusht për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës

Kurti: Pavarësia ekonomike e grave është kusht për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës

Raportohet se pyetjet e testit të maturës po shpërndahen në grupe në rrjete sociale

Raportohet se pyetjet e testit të maturës po shpërndahen në grupe në rrjete sociale

Zeka: Kosova po rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në duke refuzuar projektin e gazit amerikan

Zeka: Kosova po rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në duke refuzuar projektin e gazit amerikan

Valë e madhe nxehtësie përfshin Evropën, temperaturat deri në 44 gradë

Valë e madhe nxehtësie përfshin Evropën, temperaturat deri në 44 gradë

Nesër mbahet testi i Maturës Shtetërore, mbi 19 mijë nxënës i nënshtrohen provimit

Nesër mbahet testi i Maturës Shtetërore, mbi 19 mijë nxënës i nënshtrohen provimit

Nis Prishtina Outdoor Festival, rreth 25 aktivitete sportive e rekreative për qytetarët

Nis Prishtina Outdoor Festival, rreth 25 aktivitete sportive e rekreative për qytetarët

Dogana sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

Dogana sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

Maqedonci në Bruksel: Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën dhe bashkëpunimin me NATO-n

Maqedonci në Bruksel: Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën dhe bashkëpunimin me NATO-n