Gjyqtarëve të krimeve të rënda iu riten pagat

E publikuar: 23/01/2016 12:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shoqata e Gjyqtarëve te Kosovës ka përshëndetur vendimin e Qeverise per rritjen e pagave per 300 euro per gjyqtarët e krimeve te rënda, me shpresë se rritja e pagave të bëhët edhe për gjyqtarët e të gjitha departamenteve të të gjitha niveleve të gjykatave.
Duke u bazuar në përgjegjësitë që kanë gjyqëtarët, shkallën e lartë të rrezikshmërisë dhe sigurinë e pamjaftueshme kërkesa e gjyqtarëve për rritje të pagave është e arsyeshme, vazhdon më tutje komunikata e kësaj shoqate.
Marrë shkas nga fakti se paga është joproporcinale në raport me punën dhe rreziqet e punës së gjyqtarëve shoqata thotë se shpreson që Qeveria do të veprojë sa më parë që te fuqizohet ligji i pagave.