Rreth 10 autobus me protestues nga qyteti i Ferizajit priten të nisen sot drejt Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga opozita për dorëheqjen e qeverisë Mustafa-Thaqi, raporton Gazeta Fjala.
Po ashtu rreth dy mijë aktivist të partive opozitare pritet që të kujdesen për mbarëvajtjen e protestës së sotme.