Sot Opozita kërkon shkarkimin e Qeverisë!

09.01.2016 08:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Sot Opozita kërkon shkarkimin e Qeverisë!

Tri partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje!, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën, sot (e shtunë) do të mbajnë protestën gjthë-popullore në kryeqytet.

Protesta do të fillojë në orën 14:00 te Biblioteka Kombëtare për të vazhduar nëpër sheshet deri te Qeveria e Kosovës, me sloganin: “Për shtet me sovranitet!”.

Sipas liderëve, protesta do të jetë paqësore dhe me anë të saj do të kërkohet edhe njëherë anulimi i dy marrëveshjeve dhe llogaridhënie nga qeveria për marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe atë për demarkacion e kufirit me Malin e Zi.

Andaj, për këtë tri partitë opozitare vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Isa Mustafa dhe shkarkimin e qeverisë që ai drejton.

Sipas opozitës, aktgjykimi i shpallur i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me marrëveshjen me Serbinë për Asociacionin e komunave të banuara me shumicë serbe, ku mes tjerash thuhet se disa parime të saj nuk janë në harmoni me Kushtetutën, është një arsye e mjaftueshme që kjo qeveri të jap dorëheqje.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri ka thënë se protestat nuk do të ndalen deri në rrëzimin e qeverisë dhe dy figurave kryesore të koalicionit qeverisës, Isa Mustafa e Hashim Thaçi.

“Thaçi dhe Mustafa do të detyrohen të japin dorëheqje nëse këtë ata nuk e bëjnë vet. Kjo do të bëhet me protesta dhe demonstrata gjithë-popullore derisa ata të obligohen që ta bëjnë një gjë të tillë”, ka thënë Ymeri.

Tre liderët opozitarë kanë deklaruar se shkelja e kushtetutës dhe marrëveshjet, siç i quajnë ata të dëmshme, janë arsye të mjaftueshme që të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.

Pas paralajmërimeve të opozitës për protesta me kërkesën për rrëzimin e qeverisë, kanë reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendësi i parë i tij, Hashim Thaçi.

Në mbledhjen e së premtes që u mbajt në orët e pasditës, kryeministri Mustafa ka thënë se nuk sheh arsye që opozita të protestojë. Por, edhe nëse protestohet, ai ka ftuar opozitarët që të përmbahen nga aktet e dhunshme.

“Zgjidhjet t`i bëjmë brenda institucioneve përmes dialogut politik”, ka thënë Mustafa, duke iu referuar kërkesave të opozitës.

Ndërsa, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar se qëllimi kryesor i opozitës mbetet marrja e pushtetit me dhunë.

Mirëpo, pesë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje! dhe një i AAK-së janë të privuar nga pjesëmarrja në protestën e së shtunës.

Albin Kurti, Aida Dërguti, Albulena Haxhiu, Glauk Konjufca, Faton Topalli, të Vetëvendosje!-s dhe Pal Lekaj i AAK-së janë nën masën e arrestit shtëpiak, çka në parim ua pamundëson pjesëmarrjen në protestë.

Së fundmi, Gjykata ua ka ndryshuar masën nga paraqitja në polici, në arrest shtëpiak dy deputetëve, Aida Dërguti e Galuk Konjufca, pikërisht sepse nuk e kishin respektuar masën e paraqitjes në Polici.

Në arrati vazhdon të jetë sekretari organizativ i Vetëvendosje!-s, Dardan Molliqaj. Ai u largua nga jeta publike prej protestës, kur nxori nga vetura zyrtare, Shasivar Haxhiajn, këshilltarin e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi.

Mirëpo, Lëvizja Vetëvendosje thotë t’ia kenë konfirmuar pjesëmarrjen në protestë 11,350 persona.

“Këto shifra flasin për një protestë që do të jetë më e madhja e organizuar ndonjëherë viteve të fundit në Kosovë”, ka theksuar zëdhënësi i Vetëvendosje!-s, Frashër Krasniqi.

Ndërkaq sa i përket masave të sigurisë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, duke rritur edhe masat e sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike para, gjatë dhe pas protestës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova

Prezantohet sistemi elektronik i Inspektoratit të Punës, synohet rritja e sigurisë dhe transparencës në punë

Prezantohet sistemi elektronik i Inspektoratit të Punës, synohet rritja e sigurisë dhe transparencës në punë

OVL UÇK: Nga 16 deri më 31 maj, kujtohen djemtë dhe vajzat që ranë për atdheun

OVL UÇK: Nga 16 deri më 31 maj, kujtohen djemtë dhe vajzat që ranë për atdheun

Kurti viziton “FC Malisheva”, premton mbështetje për infrastrukturën sportive

Kurti viziton “FC Malisheva”, premton mbështetje për infrastrukturën sportive

Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë, ASK: Çmimet u ngritën me 4.3% brenda një viti

Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë, ASK: Çmimet u ngritën me 4.3% brenda një viti

Ministria njofton se janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Ministria njofton se janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris, e falënderon për angazhimin

Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris, e falënderon për angazhimin

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati