Polonia shteti që merr subvencione më shumë se çdo vend tjetër i BE-së

08.01.2016 13:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Polonia shteti që  merr subvencione më shumë se çdo vend tjetër i BE-së

Gjatë 10 viteve të fundit Polonia është zhvilluar me shpejtësi duke u bërë shembull për vendet e tjera.
Kjo nuk do të ishte e mundur pa anëtarësimin e Polonisë në BE. Edhe gjatë viteve të ardhshme Polonia mund të gëzohet për subvencione të mëdha nga Brukseli.
Për vitet 2014 deri 2020 në dispozicion të Polonisë janë 78 miliardë euro. Asnjë vend tjetër nuk merr kaq shumë. Falë ndihmës së BE-së Polonia ka arritur ndër të tjera ndërtimin e infrastrukturës, të objekteve sportive dhe të aeroporteve.
Një ndër qytetet që përfiton prej vitesh prej subvencioneve nga Brukseli është Lodzi.
Prej më shumë se 10 vjetësh qyteti Lodz është një kantier ndërtimi. Aty po ndërtohet tani stacioni më i madh nëntokësor në Evropë. Kostot janë rreth 500 milionë euro dhe 70% të tyre i merr përsipër Bashkimi Evropian. Në gusht stacioni do të përfundojë, por treni ekspres Varshavë-Berlin mund të kalojë nëpër Lodz pas 4 vjetësh.
“Kjo do të jetë një qendër e madhe, që do të lidhë të gjitha mjetet e transportit dhe kjo do t’i mundësojë qytetit dhe rajonit lidhje me të gjithë BE-në.” – thotë Grzegorz Nita, Drejtori i Sektorit të Rrugëve të Komunikacionit.
Në qendër të qytetit ka shumë ndryshime. Ndërtesa e centralit të dikurshëm elektrik shkëlqen pas njëmbëdhjetë vitesh restaurimi në lavdinë e mëparshme. Prej një viti ndërtesa përdoret si qendër konferencash. Tani pritet që vendin e vet ta gjejë edhe skena kulturore.
“Investimet gjigande në infrastrukturë: autostrada, rrugë dhe transporti hekurudhor, e bëjnë Lodzit tërheqës për sipërrmarrjet dhe biznesin.” – thotë kryetarja e bashkisë së Lodzit Hanna Zdanowska.
Shkalla e papunësisë në fillim të vitit 2000 ishte këtu rreth 20% . Ndërkohë është 9%. Lodzi dhe banorët përfitojnë nga subvencionet e mëdha të BE-së. E vetme Polonia nuk do të kishte qenë në gjendje ta financonte ristrukutimin dhe të ndërtonte rrjetin e ri të tramvajeve dhe të trenave, autostrada, stadiume etj. Të gjitha këto janë ngritur që nga viti 2004 e këtej.
Prodhimi ekonomik polak është dyfishuar që prej anëtarësimit të saj në BE. Por pagat janë ende rreth 70% më të ulëta se pagat mesatare në BE. Ky i frustron shumë polakë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Raportohet se Kurti e Abdixhiku janë takuar sërish për çështjen e Presidentit

Raportohet se Kurti e Abdixhiku janë takuar sërish për çështjen e Presidentit

Osmani kritikon BE-në: Po vazhdoni ta shpërbleni Serbinë me miliarda euro, ndoshta do zgjoheni një ditë

Osmani kritikon BE-në: Po vazhdoni ta shpërbleni Serbinë me miliarda euro, ndoshta do zgjoheni një ditë

“Akuza për rrogë si sekretar, futja në duart e kacës së OVL’së”, Hysni Gucati paditet nga zv/ministri i Kurtit!

“Akuza për rrogë si sekretar, futja në duart e kacës së OVL’së”, Hysni Gucati paditet nga zv/ministri i Kurtit!

Kurti: Shqiptarët në Luginë po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut

Kurti: Shqiptarët në Luginë po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut

SHBA-ja nuk kritikon vendimin për gjyqtarët serbë, por thekson garantimin e mundësive të barabarta

SHBA-ja nuk kritikon vendimin për gjyqtarët serbë, por thekson garantimin e mundësive të barabarta

“Miliona për mallra serbe” – Ramadani: Qeveria bleu barna nga Serbia pas Banjskës

“Miliona për mallra serbe” – Ramadani: Qeveria bleu barna nga Serbia pas Banjskës

Pajisje të paautorizuara e qindra produkte të skaduara, Inspektorati godet depon “Ardi 2”

Pajisje të paautorizuara e qindra produkte të skaduara, Inspektorati godet depon “Ardi 2”

Testi i Maturës Shtetërore shpërndahet në rrjetet sociale pas vetëm 7 minutave

Testi i Maturës Shtetërore shpërndahet në rrjetet sociale pas vetëm 7 minutave

Walker: Kosova s’është kërcënim për askënd, Serbia vazhdon të jetë në Ballkan

Walker: Kosova s’është kërcënim për askënd, Serbia vazhdon të jetë në Ballkan

Enver Hoxhaj nga Prizreni, mesazh Hagës për katërshen e UÇK-së: Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm

Enver Hoxhaj nga Prizreni, mesazh Hagës për katërshen e UÇK-së: Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm

Ambasadori italian njofton për takimin me Haxhiun, bisedojnë çështjen e presidentit

Ambasadori italian njofton për takimin me Haxhiun, bisedojnë çështjen e presidentit

Komuna e Prishtinës hap konsultim publik për ndryshimin e rregullores për parkingjet

Komuna e Prishtinës hap konsultim publik për ndryshimin e rregullores për parkingjet

Walker paralajmëron thellim të përçarjes, u dërgon mesazh partive politike: Bashkohuni

Walker paralajmëron thellim të përçarjes, u dërgon mesazh partive politike: Bashkohuni

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Vuçiq i nervozuar flet për vendimin e 16 shtatorit: Thaçi mund të shpallet kryesisht i pafajshëm

Vuçiq i nervozuar flet për vendimin e 16 shtatorit: Thaçi mund të shpallet kryesisht i pafajshëm

IKSHPK me këshilla për mbrojtje nga temperaturat e larta

IKSHPK me këshilla për mbrojtje nga temperaturat e larta