Vitin që lamë pas nuk mund të harrojmë për dështimet në premtimet e shumta që i bënë zyrtarët e Qeverisë në fillim të mandatit. Gjithë viti shkoi kot për Trepçën. Ideja e qeverisë që këtë ndërmarrje ta kthej në publike dështoi për shkak të kundërshtimit të partnerit, Listës Serbe, por edhe mosrregullimit të disa ligjeve, të cilat e bëjnë që ky gjigant të funksionoj në kuadër të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).
Po ashtu, në fund të vitit me shumë paqartësi dhe emërime politike u kompletua bordi i AKP-së, i cili pritet të funksionoj në këtë vit. Zonat ekonomike u harruan e për projektin e Brezovicës u dha një afat shtesë.
Samir Krasniqi, kryetar i Odës Ekonomike Gjermane në Kosovës, tha se ka pasur ngecje në projekte madhore të cilat ndikojnë në zhvillim ekonomik.
“Kemi projekte të mëdha të Kosovës. Janë Trepça, Brezovica, Kosova e Re. Nëse ndalemi dhe e analizojmë se çfarë ka ndodh në të gjitha këto, mund të themi se ka ngecje të vazhdueshme me vite të tëra është e njëjta procedurë. Nëse ndalemi te Brezovica, tanimë kaloi viti dhe nuk ka asgjë konkrete, nuk është nënshkruar kontrata këtu mendoj Qeveria do të duhej ta ketë një qasje tjetër . Qeveria paraprakisht duhet të bëjë projektin inventiv dhe mos të lejoj që ai që fiton tenderin pastaj të ofrojë projektin e tij”, tha Krasniqi.
Pas nënshkrimit të kontratës për ndërtimin e Kosovës së Re, Krasniqi thotë se duhet të shohim se si do të procedohet tutje në vitet në vijim.
Ai përkujton se tri komuna janë shpallur zona të lira ekonomike , Mitrovica, Gjakova dhe Prizreni dhe kjo është bërë në fund të mandatit të kaluar.
Qëllimi kryesor ka qenë që në këto zona të ulet papunësia, të thithin investime të huaja dhe të nxisin kompanitë vendore prodhuese. Por, thotë Krasniqi, “nëse ndalemi dhe analizojmë, themi se efektet janë të padukshme”.
Ai po ashtu e ka quajtur të pakuptimtë vonesën në emërimin e bordit të AKP-së.
“Për mua është e pakuptimtë sepse ka pasur kaq shumë vonesa në emërimin e bordeve. AKP -ja menaxhon me një pasuri dhe me një potencial shumë të mëdha për zhvillimin ekonomik. Para së gjithash Qeveria duhet të emërojë në këto borde persona të cilat janë kredibil janë profesionalistë dhe janë të dëshmuar. Në asnjë mënyrë nuk guxojmë të emërojmë njerëz të cilat nuk e kanë përvojën e tyre në këtë mënyrë do të shtojmë zyrat të tjera burokratike siç ka ndodh deri më tani. Edhe kjo Qeveri në rastet të emërimeve nëpër borde ka ndjekur të njëjtën filozofi të qeverive të kaluara duke emëruar persona kryekëput politik. Një pjesë e madhe e njerëzve të arsimuar dhe profesionistë nuk kanë qasje në këto borde dhe nuk mund të zgjedhën po nuk je në strukturat të partive në pushtet”, tha Krasniqi.
Ndërsa, Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane, tha se është pritur më shumë nga Qeveria e re, pasi ajo është zotuar në zhvillim ekonomik por që nuk kishte shumë n dikime pozitive. Sipas tij kishte ngadalësim në finalizimin e projekteve të mëdha.
“Gjatë vitit 2015 pritjet kanë qenë jashtëzakonisht të mëdha edhe pas krijimit të qeverisë të re. Për një arsye të vetme sepse ka qenë moment i fundit që qeveria e re do të fokusohej vetëm në çështjet ekonomike edhe në çështje të tjera të cilat mundësojnë fuqizimin e sektorit privat edhe një rritje më të përshpejtuar ekonomik. Ka qenë e pa pranueshme për një vit mos të finalizohet marrëveshja për ndërtimin e Termocentralit të ri me kompaninë amerikane Contur Global . Megjithatë tashmë kemi një formë të marrëveshjes e cila I hap rrugë edhe nisjes së punimeve”, tha Zeka.
Ajo çka, sipas tij, është po ashtu zhgënjyese është edhe finalizimi i marrëveshjes ose vonesa e zgjatur për dhënien me koncesion të Brezovicës.
Për funksionalizimin e zonave ekonomike, Zeka thotë se ato, në njëfarë mënyre, realisht e humbin efektin me Ligjin e ri për të ardhurat e korporatave dhe me fuqizimin e dispozitave që mundësojnë pushimet tatimore. Kjo, për shkak se ide e zonave të lira ekonomike është që t’u ofrojë një hapësirë ose territor të përcaktuar me kufij të qartë bizneseve ku ato mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre afarist pa iu nënshtruar detyrimeve tatimore, tha Zeka. Ai mendon se qeveria duhet të fokusohet në mënyrë radikale në zhvillim ekonomik.
Ndërsa, Raif Qela, anëtar i Komisionit Parlamentarë për Zhvillim Ekonomik, tha se mungesa e bordeve të AKP-së ka penguar në zhvillim ekonomik.
“Mungesa e bordeve funksionale të një sërë agjencish të pavarura ka ndikuar mjaft keq në zhvillimin e përgjithshëm të vendit . Disa prej bordeve nuk janë funksionalizuar edhe për arsye objektive. Bordi I Agjencisë Kosovare të Privatizimit është dashur të kompletohet shumë më herët edhe se fajtor këtë është vetëm Qeveria…Sa i përket Brezovicës, uroj që ky projekt të përfundoj sepse unë edhe komisioni për Zhvillimi Ekonomikë Infrastrukturë Tregti dhe Industrisë, anëtar i të cilës jam është i bindur se është një projekt i mirë. Ashtu sikundër kemi qenë unanim edhe rreth qëndrimeve për Kosovës e Re për të cilën mendojmë se është një projekt i mirë edhe se është projekti më i përshtatshëm për Kosovën”, tha Qela.
Megjithatë, shtoi ai, edhevitin e kaluar edhe këtë vit ka plotë problem të brendshme, përplasje shpesh edhe të jo fort të bazuara, mungesë gatishmërie për ti shtuar gjërat drejtë interes të ngushta mbi ato të përgjithshmet tjera.
“Krejt këto po manifestohen edhe në të gjitha fushat e jetës edhe nuk çudit që një pjesë e madhe e qytetarëve gjithnjë e më shumë po humb shpresën për një të ardhme më të mirë”, thotë Qela.
Sokol Havolli , këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, tha se vitin që lamë pas Qeveria ka nënshkruar disa kontrata si atë për linjën energjetike me Shqipërinë , memorandumin mes Qeverisë dhe kompanisë amerikane Contrul Global etj.
“Viti 2015 ka qenë në aspektin e përgjithshëm ekonomik i karakterizuar me një listë të gjatë të nismave legjislative të cilat akne pasur për qëllim që të krijojnë bazën për zhvillim të përshpejtuar ekonomik gjatë viteve në vijim . Efekti i disa prej tyre është ndierë në ekonomi edhe gjatë vitit 2015. Mirëp o mbi gjitha ka qenë shumë i rëndësishëm edhe sinjalizimi që është dhënë prej qeverisë dhe prej vetë programit të Qeverisëse fokusi kryesor i Qeverisë do të jetë në zhvillimin ekonomik. Keni parë në ditët e kaluara, është bërë inaugurimi i linjës së transmisionit të energjisë elektrike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë që do të thotë është njëra prej projekteve e cila domosdo do të ndihmoj zhvillimin ekonomik duke pasur parasysh se do të jetë si stabilizator i furnizimit e energji elektrike…Po ashtu është bërë edhe nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Contur Global nga SHBA për projektin e Kosovën së Re. Projekt i cili pritet të gjeneroj një shumë prej 1 miliard euro investime”, tha Havolli.
Ai po ashtu ka përmendur edhe marrëveshjen e arritur mes Qeverisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Po ashtu, sipas tij, Qeveria gjatë vitit 2015 i ka miratuar ed he disa ligje të cilat sipas tij do të ndikojnë në përmirësimin e ambientit për bërje biznes, si Ligji për fondin për garantimin e kredive, ndryshimet fiskale e tjera. /kp/
Qeveria në 2015, ngecje me projekte madhore
NGA KATEGORIA