Seks me 1000 femra: S’jam i lumtur (Foto)

E publikuar: 25/12/2015 20:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anthony Gosh është “qetësuar” paksa pasi ka gjetur femrën e ëndrrave të tij, pas shumë aventurave në të kaluarën.

Ai ka deklaruar se ka shkuar më shumë se me një mijë femra gjatë jetës së tij, porse tani ndjehet i dashuruar.

Gosh u bë i njohur në spektaklin televiziv “Britain’s got talent”, ku shfaqi aftësitë e tij si dj.

“Kam shkuar me një mijë femra, por me asnjë nuk kam qenë i lumtur. Tani mund të them se jam i dashuruar dhe kam sy vetëm për një femër”, tha 36-vjeçari Gosh.

Ai është lidhur aktualisht me një fanse, 43-vjeçaren Karen, të cilën e njohu nëpërmjet rrjetit social Facebook.

Karren nuk duket e shqetësuar për faktin se ai ka shkuar me më shumë se një mijë femra.

“Ajo është pjesë e së kaluarës tashmë. Nuk më shqetëson se çfarë ka bërë më parë”, tha Karren.

Gosh i njohur ndryshe si DJ Talent ka fituar spektaklin “Britain’s got talent” në vitin 2009.

“Në të tridhjetat u mërzita nga seksi rastësor dhe vendosa që të qetësohesha. Kisha nevojë për një lidhje serioze dhe më në fund e gjeta shpirtin binjak”, ka thënë Gosh.

gosh

Anthony Ghosh with Simon CowellKaren Usherwood and Anthony Ghosh.