Në pjesën e dytë të emisionit NIN në Klan Kosova mysafir ishte fenomeni Majk.
Këngëtari ka folur rreth këngës së tij më të re “Dashni”, çfarë komenti ka ai për akuzat e kopjimit si dhe për projektet e tij në të ardhmen.
Në mes të tjerash Majki ka treguar se përse ka vendosur të ndryshojë stilin e të kënduarit.
Ai tha se ishte dëshira për eksperimente si në stil e si në këngë.
“Ishte moment, kam bërë 3 vite që jam në BabaStars dhe e kemi menduar shumë gjatë këtë punë, dhe në fund menduam se kjo ishte zgjidhja e duhur, pasi që unë edhe mundem të këndojë në këtë mënyrë. Nuk e kam lënë 100% Hip-Hopin, e përziej atë me këndim në mënyrë që të jetë më ndryshe”.
Këngëtari poashtu konfirmoi se është duke përgatitur disa këngë të reja të cilat ende janë të papërfunduara por që pritet të dalin shumë shpejt.
E për akuzat që i janë bërë këngëtarit se kënga e tij e re “Dashni” është e kopjuar nga një francez, Majki tha:
“Gjithmonë kanë gjetur diçka tek unë, nëse jo në këngë atëherë në veshje, por gjithçka çka bënë është inspirim prej dikujt, dhe më duhet të them se është inspirim. Por përndryshe asnjë vi melodike e këngës time nuk është e njejtë me atë të francezit, po them është stili!”.
Ndër të tjera, i pyetur se a janë dy këngët e tij të fundit dedikim, Majki tha:
“Nuk mund të them se janë dedikim, por janë gjëra që i nxjerrë muzika, ato më japin ndjenjën, thjesht janë tekste që e prekin shumicën”.
“Kënga “Dashni” nuk është dedikim për askënd”.
Për më shumë rreth bisedës me këngëtarin, ndiqeni videon në vazhdim:


















