Emigranti që arriti t`i hapë dyert e Këshillit të Evropës

14.12.2015 13:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Emigranti që arriti t`i hapë dyert e Këshillit të Evropës

Nga refugjat i përndjekur u kthye në zëdhënës të kauzës së vendit të tij

Ilir Mustafa nga Gjilani shkoi si refugjat në Francë dhe fillimisht përfundoi në burg, por shumë shpejt arriti të rikthejë lirinë e mohuar dhe të bëhet atje një zë i fuqishëm i Kosovës

Shqiptari nga Kosova, Ilir Mustafa, është person i pazakontë në Francë, ku për të është bërë edhe një film dokumentar. Në Francë, Iliri hyri si emigrant nga Kosova dhe atje provoi edhe burgun edhe lirinë. Autoritetet e mbyllën pas grilave, por nuk arritën ta pengojë që më vonë t`i hapë dyert e mëdha të Këshillit të Evropës. Atje dha kontribut të madh për çështjen e Kosovës. Së pari ai u bë i njohur duke refuzuar dëbimin nga ky shtet dhe më vonë për Diplomën Evropiane që i solli qytetit të tij, Gjilanit. Por, si ka nisur ky rrugëtim i Mustafës. Në fillim të vitit 1996, Mustafa kërkohet nga policia serbe, për shkak të aktivitetit të tij politik e patriotik në Kosovë, për çka ai vendosi të ikë në Gjermani, ku kapet nga policia dhe kthehet në Francë, vendin nga kishte hyrë në territorin gjerman. Autoritetet franceze vendosen ta depërtojnë në Kosovë Ilirin, por ai rezistoi fort kur mori vesh se rruga e tij do të kalonte nëpër Beograd. Ai e dinte se ishte i kërkuar nga policia serbe në Kosovë dhe do të arrestohej sapo të mbërrinte në Beograd. Të njëjtën gjë e bëri edhe herën e dytë. “Duke më parë se po rezistoja kthimin, edhe piloti kundërshtoi që të futesha në aeroplan”, rrëfen Mustafa. Sërish e kthyen në qendrën e ndalimit, duke pritur që ta depërtojnë nëpërmjet Shkupit.


Francezët u solidarizuan me Ilirin e Kosovës

Kthesa ndodhi në rigjykimin e tretë të rastit të tij, që kishte tërhequr vëmendjen edhe të mediave vendëse dhe asociacioneve që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe të refugjatëve. Kosovari e shfrytëzoi këtë rast dhe foli për të drejtat e shqiptarëve në atdheun e tij, ku ato po shkeleshin në mënyrë më të vrazhdë. Gjykata vendosi ta dënojë me tre muaj burgim për hyrje ilegale në Francë, duke i shtuar dënimin plotësues për depërtim në Kosovë. Duke mos u pajtuar me këtë vendim të gjyqit, Mustafa hyri në grevë urie, duke fituar përkrahjen e shoqatave humanitare. U organizua edhe nënshkrimi i një peticion për lirimin e tij nga burgu.. (Më gjerësisht mund t’a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Artistja Arbresha Hoxha prezanton veprat e saj në Barcelonë, New York dhe Vjenë

Artistja Arbresha Hoxha prezanton veprat e saj në Barcelonë, New York dhe Vjenë

Murati: Thesari përfiton 12 milionë euro nga Banka Qendrore e Kosovës

Murati: Thesari përfiton 12 milionë euro nga Banka Qendrore e Kosovës

LDK prezanton 38 gra kandidate, Abdixhiku flet për barazinë dhe fuqizimin e grave

LDK prezanton 38 gra kandidate, Abdixhiku flet për barazinë dhe fuqizimin e grave

Hamza: Kosova në krizë energjetike, PDK do të ndërtojë kapacitete të reja

Hamza: Kosova në krizë energjetike, PDK do të ndërtojë kapacitete të reja

Lufta hibride dhe propaganda serbo-ruse, alarm për zgjedhjet e 7 qershorit

Lufta hibride dhe propaganda serbo-ruse, alarm për zgjedhjet e 7 qershorit

Vrasja në Breg të Diellit, Gjykata aprovon kërkesën e Prokurorisë për 1 muaj paraburgim për të dyshuarin

Vrasja në Breg të Diellit, Gjykata aprovon kërkesën e Prokurorisë për 1 muaj paraburgim për të dyshuarin

Ushtrimi “Ujku i Pamposhtur 01” në rajonin e Gjakovës, FSK del me njoftim për qytetarët

Ushtrimi “Ujku i Pamposhtur 01” në rajonin e Gjakovës, FSK del me njoftim për qytetarët

Abdixhiku për takimet me ambasadorët: Kosova ka nevojë për miqësi të forta

Abdixhiku për takimet me ambasadorët: Kosova ka nevojë për miqësi të forta

Supremja e refuzon ankesën e LVV-së lidhur me mbajtjen e tubimit politik në sheshin “Skënderbeu”

Supremja e refuzon ankesën e LVV-së lidhur me mbajtjen e tubimit politik në sheshin “Skënderbeu”

Ndalohet një zyrtar publik, e mori rrogën pa dalur fare në punë

Ndalohet një zyrtar publik, e mori rrogën pa dalur fare në punë

Uran Ismaili: Kurti duhet ta luftojë varfërinë e papunësinë, jo t’i kthejë qytetarët kundër njëri-tjetrit

Uran Ismaili: Kurti duhet ta luftojë varfërinë e papunësinë, jo t’i kthejë qytetarët kundër njëri-tjetrit

Gërvalla refuzon të komentojë zgjedhjen e kryesuesit të KGJK-së

Gërvalla refuzon të komentojë zgjedhjen e kryesuesit të KGJK-së

Osmani fton qytetarët në tubimet e LDK-së: “Bashkohu!”

Osmani fton qytetarët në tubimet e LDK-së: “Bashkohu!”

Supremja refuzon kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë për grupin e dyshuar për krim të organizuar

Supremja refuzon kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë për grupin e dyshuar për krim të organizuar

Arrestohet kandidati i PDK-së, Qëndrim Kryeziu

Arrestohet kandidati i PDK-së, Qëndrim Kryeziu

Ahmet Isufi nis fushatën, kërkon mbështetje për një Kosovë më të zhvilluar

Ahmet Isufi nis fushatën, kërkon mbështetje për një Kosovë më të zhvilluar