Çollaku për New Europe: Kemi dëshirë të madhe për të udhëtuar-jemi gati për liberalizim të vizave

08.12.2015 20:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Çollaku për New Europe: Kemi dëshirë të madhe për të udhëtuar-jemi gati për liberalizim të vizave

Ministri i Integrimeve Evropiane Bekim Çollaku, në një shkrim ekskluziv për gazetën “New Europe”, të titulluar “Të kërkosh kuptimin e wanderlust’it në Kosovë”, i bën një analizë raporteve të Kosovës me Bashkimin Evropian, me theks mbi zhvillimet rreth liberalizimit të vizave për qytetarët e vendit.

Ministri, mes tjerash, përkujton se Kosovës, së bashku me pjesën tjetër të rajonit, i është premtuar integrimi evropian që në vitin 2000.

Shkrimi i plotë i Çollakut:

Fjala gjermane “Wanderlust” – përkthehet përafërsisht si “një dëshirë e madhe për të udhëtuar”

Shumica e gjuhëve tjera nuk kanë një fjalë ekuivalente për ta përkthyer këtë fjalë nga gjermanishtja. Në Kosovë, jo vetëm që mund të mos përkthehet si një fjalë e vetme, por është duke u bërë e vështirë për ta përkthyer fare kuptimin e saj. Pyes veten nëse pas dekadave të politikave kufizuese të vizave, a është mundur që dikush të ndjen “wanderlust” në Kosovë, dhe sidomos një wanderlust që do të përfshinte vendet e BE’së.

Nëse po, hapat e parë drejt përmbushjes së dëshirës për udhëtim përfshijnë plotësimin e një aplikacioni për vizë dhe sigurimin e dokumenteve të mjaftueshme mbështetëse për të mbuluar dyshemenë e një dhome të një madhësie mbi mesatare. Procesi nuk përfundon me kaq. Duhet shtuar edhe humbjen e disa ditëve të punës për të dorëzuar ato dokumente dhe duke dhënë intervista për zyrtarët konsullorë në ambasada të ndryshme të vendeve anëtare të BE-së, disa prej të cilave janë të vendosura edhe në vendet fqinje.

Në fund të luftës në vitin 1999, ne u çliruam. Nëse dikush do të më thoshte se pas gjashtëmbëdhjetë vjetëve qytetarët e Kosovës nuk do të mund të udhëtojnë lirshëm në vendet e BE-së, unë do të kisha vënë në pikëpyetje nëse kanë një mendje të shëndoshë. Në vitin 2008, pasi ne shpallëm pavarësinë, mirëpritëm vendosjen Misionit të Sundimit të Ligjit, misionit më të madh të BE-së të vendosur ndonjëherë me kompetenca ekzekutive. Por ja ku jemi, në fund të vitit 2015 dhe ende po e kërkojmë të njëjtën gjë.

Kosovës, së bashku me pjesën tjetër të rajonit, i është ofruar premtimi për integrim evropian në fillim të viteve 2000. Këtë vit ne arritëm të nënshkruajmë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në, pavarësisht se pesë shtete anëtare ende nuk e kanë njohur Kosovën. Kjo është bërë duke u bazuar në një agjendë të reformave të brendshme. Ne gjithashtu morëm një sërë vendimesh shumë të vështira, duke përfshirë ngritjen e një gjykate të specializuar për të hetuar krimet e dyshuara të luftës dhe zbatuar marrëveshje të reja në funksion të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Nënshkrimi i MSA ishte një moment historik për procesin e integrimit të Kosovës në BE, por që procesi me të vërtetë të jetë i prekshëm, qytetarët e vendit duhet të sigurohen se perspektiva e anëtarësimit është reale.

Pavarësisht që kemi një shoqëri që është jashtëzakonisht mbështetëse ndaj integrimit evropian, shumë shpesh po takoj njerëz të rinj të cilët më pyesin se si ne mund të flasim për të ardhmen e tyre evropiane, kur ata nuk mund edhe të udhëtojnë dhe të shohin BE-në.

Prej shumë viteve shokët e tyre nga rajoni mund të udhëtojnë lirisht, dhe unë nuk mund të fajësoj ata.

Pra, çfarë dhe pse është duke marrë kaq shumë kohë për Kosovën?

Një arsye është se pavarësisht nga qëllimi i Kosovës që të fillojë më herët, ne morëm udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave nga Komisioni Evropian në vitin 2012, katër vite pas vendeve tjera të rajonit, dhe me dyfish më shumë kritere. Një listë e gjatë e shpjegimeve janë dhënë se pse kriteret u zgjeruan.

Për të shkurtuar një histori të gjatë, ne nuk jemi dekurajuar dhe kemi rënë dakord që me përkushtim të adresojmë çdo kriter, sepse kemi besuar se reformat do të ishin të mira për vendin tonë dhe përfundimisht do të arrijmë përmbushjen e dëshirës së qytetarëve tanë që të udhëtojnë lirisht dhe pa viza.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës