Brenda një viti apo disa muajsh një ushtar i ri, i dëmtuar shumë rëndë nga një shpërthim me bombë në Afganistan do t’i nënshtrohet një operacioni, që nuk është kryer kurrë më parë në SHBA, transplantit të penisit.
Organi do të merret nga një dhurues i vdekur dhe mjekët e “Johns Hopkins University School of Medicine” në Baltimore, (në foto) janë shprehur se shpresojnë që brenda disa muajsh organi të jetë në gjendje të kryejë funksionet e tij të urinimit dhe me shumë mundësi edhe aftësinë për marrëdhënie seksuale.
Nga viti 2001 deri në vitin 2013, të paktën 1,367 ushtarakë të moshës nën 35 vjeç, mendohet të jenë dëmtuar në organet gjenitale.