John Kerry viziton Kosovën për t’i përkrahur reformat

30.11.2015 19:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
John Kerry viziton Kosovën për t’i përkrahur reformat

ohn Kerry, në udhëtimin e tij të parë në Ballkan në pozitën e tij si sekretar i shtetit amerikan do të vizitojë Kosovën të mërkurën për të vënë në theks brengën e Perëndimit për hapat e ngadalshëm të përparimit 16 vjet pas sulmeve ajrore, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që i hapën vendit rrugën për pavarësi.

Kosova është duke u përballur me një krizë të thellë politike në raport me marrëdhëniet me shtetin fqinj Serbinë, përballë një frustrimi për mungesë të progresit në demokraci, luftën kundër korrupsionit dhe integrimin në BE, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Shteti me 1.8 milionë qytetarë, shumica dërmuese shqiptarë, fitoi pavarësinë nga Serbia në vitin 1999 pasi Shtetet e Bashkuara kishin udhëhequr një kampanjë 11 javore të bombardimeve për të ndaluar vrasjen dhe keqtrajtimin e civilëve shqiptarë nga forcat ushtarake serbe.

Vendi është mysliman, por mbetet shumë pro-amerikan.

Megjithatë ka shqetësime në Perëndim mbi rrezikun e radikalizmit të të rinjve kosovarë të pakënaqur e të papunë.

Së paku 200 prej tyre besohet se u janë bashkuar militantëve islamikë në Siri e Irak.

Vizita e shkurtër e Kerryt, sipas një zyrtari të lartë amerikan një një prononcim për Reuters, ka për qëllim të “tregojë përkrahjen ndaj procesit të shtetndërtimit demokratik, për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe për bisedimet për normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi”.

Këto bisedime që ndërmjetësohen nga Bashkimi Evropian kanë për qëllim që të përmirësojnë marrëdhëniet mes këtyre dy shteteve.

Serbia nuk e njeh ish-provincën e saj si shtet Sovran duke komplikuar kështu rrugën e saj drejt njohjes ndërkombëtare.

Aleati i fuqishëm i Serbisë, Rusia dhe pesë shtetet anëtare të BE-s refuzojnë të njohin pavarësinë e shtetit të Kosovës, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Në këtë shkrim të Reuters thuhet se për javë të tëra Kosova është përfshirë në trazira dhe skena të përsëritura të gazit lotsjellës të hedhur nga opozitarët në Parlament.

Këto protesta – e fundit ndodhi ditën e hënë – kanë si qëllim kundërshtimin e marrëveshjes së propozuar për t’u dhënë serbëve në Kosovë pushtet lokal dhe për t’iu mundësuar atyre që të financohen nga Beogradi.

Opozita beson se hapa të tillë mund ta rrezikojnë pavarësinë e Kosovës.

Analistët thonë se në rajon ka pakënaqësi të mëdha e veçanërisht në Kosovë.

“Në Kosovë zhgënjimi i madh është duke u rritur pasi po bëhet e qartë çdo ditë e më shumë se premtimet dhe shpresat e pas pavarësisë nuk po realizohen”, ka thënë Gerald Knaus nga Iniciativa për Stabilitet Evropian.

Në këtë shkrim thuhet gjithashtu se Ardian Arifaj, këshilltar i Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur se vizita e Kerryt do të ofrojë një “shtytje për politikën e brendshme që të vazhdojmë me punën tonë” duke shtuar se “jemi në rrugën e drejtë”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”