Messi, Ronaldo e Neymar, 3 finalistët e “Topit të Artë”

E publikuar: 30/11/2015 14:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

FIFA shpalli 3 finalistët e “Topit të Artë” për vitin 2015. Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar do të “luftojnë” për çmimin më prestigjioz në aspektin individual. Ndërkohë për kategoritë e tjera këto ishin 3 finalistët:

“Topi i Artë” për femra: Carli Lloyd, Aya Miyama dhe Celia Sasic

“Trajneri më i mirë” për meshkuj: Pep Guardiola (Bayern Munich), Luis Enrique (Barcelona) dhe Jorge Sampaoli (Kili).

“Trajneri më i mirë” për femra: Jill Ellis (SHBA), Mark Sampson (Uellsi) dhe Norio Sasaki (Japonia)

Për çmimin “Puskas”, ndryshe goli më i bukur i vitit janë nominuar: Alessandro Florenzi (Roma), Lionel Messi (Barcelona) dhe Wandell Lira(Goianesia)