Ismailit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë

E publikuar: 30/11/2015 13:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se deputetit të saj Fisnik Ismaili i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

“Prokuroria sapo i ka caktuar deputetit Fisnik Ismaili 48 orë paraburgim”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Ismaili është arrestuar sot para nisjes së seancës së Kuvendit, pasi, sipas policisë, i janë gjetur dy bombola gazi.