Thonjtë kanë një rol të rëndësishëm në pasqyrimin e gjendjes së shëndeti tuaj. Nëse doni që me një shikim të shpejtë të kontrolloni shëndetin tuaj, është e mjaftueshme për të kontrolluar thonjtë e këmbëve dhe duarve. Përmes thonjve ju mund të mësoni;
Thonjtë e brishtë:Nëse thonjtë tuaj janë të brishtë dhe të shkatërruar, ndoshta ju mungon hekuri ose vitamina B. Kontrolloni për këshilla shtesë dhe konsultohuni me mjekun tuaj.
Thonjtë e thatëMund të tregojnë për problemet me gjëndrën tiroide, veçanërisht nëse keni lëkurë të thatë, ose keni filluar papritmas të shtoni në peshë.
Njollat e verdhaAto mund të jenë një shenjë e infeksionit fungal, veçanërisht në qoftë se paraqiten në thonjtë e gishtave të këmbëve. Gjithashtu, mund të tregojnë për psoriazën.
Vijat e zeza apo të kaftaAto mund të shkaktohen nga lëndimet e thonjve, kurse në raste të rralla mund të tregojnë për melanomën.
Thonjtë e verdhëNgjyra e verdhë në thonjtë tuaj mund të jetë një shenjë e diabetit apo sëmundjeve të mushkërive.
Njollat e bardhaNjollat e bardha shkaktohen nga mungesa e zinkut. Nëse mbesin ende edhe pas një muaj të përdorimit të këtij minerali, atëherë paraqitja e tyre është e lidhur me lëndimet e vjetra të thonjve.