Google ndryshon logon për Përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

E publikuar: 28/11/2015 20:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Si në çdo datë e ngjarje të rëndësishme, edhe sot Google i ka kushtuar një logo të veçantë ditës më të rëndësishme për shqiptarët. Gjiganti i kërkimit ka respektuar këtë herë 103 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, duke zëvendësuar logon e zakonshme me flamurin tonë kuq e zi.

Jo vetëm kaq, nëse klikohet tek logoja do të shfaqen menjëherë informacione në lidhje me këtë datë të rëndësishme për Shqipërinë. Sigurisht që logoja me flamurin shqiptar mund të shihet vetëm nga përdoruesit që jetojnë brenda trojeve shqiptare.