Ahmeti: Policia kërcënoi policinë

29.11.2015 12:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahemti, në një postim të tij në facebook tregoi se si një polic dje doli nga radha dhe kërcënoi kolegët e tij që nëse përdorin dhunë do të i lajmëroj në inspektorat.

Ahmeti tha se as edhe një qytetar dje nuk ka gjuajtur me gur Policinë, por se pushteti përdori njësitin ushtarak NJSI për të hyrë më pushka me tyta të gjata në zyrat e subjektit më të madh opozitar duke arrestuar çdo njeri rrugës, duke thyer çdo zyre, duke marrë dokumente e xhirime dhe duke gjuajtur edhe me plumba gome.

Më poshtë lexoni statusin e plotë të tij.

Kemi qëndruar gati dy orë në manifestimin e opozitës kundër marrëveshjeve.

Kemi qëndruar gati katër orë në rrugën Luan Haradinaj të bllokuar nga policia.

Nuk e kam parë as edhe nje qytetar as të tentojë të gjuajë policinë. Bile janë larguar nga turma edhe ata që kanë thënë ndonje fjalë pak më të rëndë.

Megjithatë, pushteti përdori njësitin luftarak NJSI për të hyrë me pushka me tyta të gjata në zyrat e subjektit më të madh opozitar duke arrestuar çdo njeri rrugës, duke thyer çdo zyre, duke marrë dokumente e xhirime dhe duke gjuajtur edhe me plumba gome.

Mirëpo, dje pashë edhe policë të mërzitur. Njëri doli nga radha edhe i kërcënoi ca policë agresivë që në qoftë se sheh goditje nga ta do ti lajmërojë në inspektorat. Njëri ankohej se pa dëshirë po del. Disa të tjerë ishin të mbushur me urrejtje.

Por shumica e tyre janë të zhytur në kredi, sikurse edhe krejt qytetarët. Të gjithë ata nuk kanë sigurim shëndetësor, sikurse shumica e qytetarëve të Kosovës.

E krejt kjo se ky pushtet ka vjedh dhe është i paaftë për zhvillim, e pa dëshirë për ta luftuar korrupcionin. Këta janë njerëzit më të pasur të Kosovës.

Po na e vjedhin shërbimin, rrugën, shkollën e sigurimin shëndetësor.

Le ta kuptojnë edhe neutralët që u befasuan dje se sot mund të jenë deputetët e aktivistet e arrestuar e nesër do të jemi te gjithë ne. E të robëruar nga kreditë do ti kthehemi të kaluares tonë.

Duhet të flasim sot se nesër bëhet vonë!

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin